Tirana, 17 Prill 2024 – Anëtarët e Koalicionit të Arsimit në Shqipëri (ACE) u mirëpritën sot në mesditë në një takim të hapur nga Ministrja e re e Arsimit znj. Ogerta Manasterliu dhe ekipi i saj. Takimi ishte kërkuar nga ACE, në kuadër të krijimit të hapësirave të reja për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe anëtarëve të Koalicionit.

Takimi u fokusua tek aspektet më shqetësuese në fushën e arsimit e në mënyrë të veçantë tek arsimi parauniversitar. Në mënyrë të veçantë diskutimi dhe shkëmbimi i mendimeve u fokusua në tre fusha kryesore: dhuna dhe bulizmi në arsim, reforma në arsim dhe forcimi i bashkëpunimit.

Ky është takimi i parë që Koalicioni organizon me Ministren e re të Arsimit, ndaj u prekën një sërë fushash si arsimi parashkollor, fëmijët me aftësi të veçanta, dhuna e bullizmi në shkollë, si dhe përpjekjet e përbashkëta që duhet të bëjmë për rritjen e buxhetit të arsimit. Pjesë e ACE janë disa nga organizatat kryesore të shoqërisë civile në Shqipëri të fokusuara tek politikat e Arsimit, buxheti, aksesin ë arsim për fëmijët e varfër, Romë dhe me aftësi të kufizuar, të dejtat e nxënësve dhe studentëve etj.

Bashkëpunimi midis Ministrisë së Arsimit dhe shoqërisë civile është jetik për zhvillimin e arsimit, rritjes së rezultateve në të nxënë, respektimin e të drejtave të nxënësve dhe studentëve, arritjes së qëllimeve madhore në zhvillimin e arsimit. Kjo u theksua edhe nga Ministrja Manastirliu, e cila në hapje të bashkëbisedimit me anëtarët e Koalicionit theksoi se: “Ministria dhe shoqëria civile në fushën e arsimit nuk janë kundërshtarë, përkundrazi ne jemi partnerë të dedikuar për arritjen e qëllimit të përbashkët”.

Në takim u ra dakord që jo vetëm të forcohen urat e komunikimit midis anëtarëve të Koalicionit dhe Ministrisë, por edhe zbatimi i një sërë ndërhyrjeve të përbashkëta për të përmirësuar cilësinë e arsimit, gjithëpërfshirjen dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve.

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri është një ndër rrjetet më të vjetra në Shqipëri, i ngritur që nga viti 2004. Ai avokon për rritjen e akesit, cilësisë dhe gjithëpërfshirjes në arsimin publik, arsimit vazhdues dhe rritjes së investimeve nga buxheti i shtetit për arsimin. Koalicioni është anëtar i Fushatës Globale për Arsimin. Ai lehtësohet nga CRCA Shqipëri.

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri

Email: acce@acce.al


Detajet e Lajmit
April 21, 2024
426
Kategoria