Tiranë, 31 Gusht 2021 – Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, CRCA/ECPAT Shqipëri iu drejtua me këtë thirrje të hapur, Qeverisë, Deputetëve dhe të gjitha partive politike parlamentare: Riktheni të Rinjtë tanë në Shqipëri!
RIKTHENI TË RINJTË TANË NË SHQIPËRI!
Kjo kërkesë erdhi në një moment kur të rinjtë në vendin tonë prej vitesh kanë humbur shpresën te vendi i tyre dhe dëshirojnë të largohen për një punë më të paguar, për një ekonomi më të qëndrueshme, për arsim më cilësor, për ligje të zbatueshme, për shërbime pa korrupsion, për vlerësim bazuar në aftësitë. Media u tregua shumë e interesuar për të pasqyruar shqetësimin e CRCA/ECPAT Shqipëri. Vetëm disa nga linqet bashkangjitur sjellin në mënyrë të detajuar të gjithë mbulimin që bëri media:

https://www.cna.al/2021/08/12/riktheni-te-rinjte-tane-ne-shqiperi-thirrja-e-forte-qe-duhet-te-zgjoje-qeverine-edhe-opoziten/

Ndërkaq CRCA/ECPAT Shqipëri, gjatë këtij muaji, ngritën edhe një prej shqetësimeve që po shoqëron organizatën më të vjetër dhe më të madhe në vendin tonë për mbrojtjen e të drjetave të fëmijëve, atë të ikjes masive të fëmijëve nga Shqipëria.
KU JANË 60,000 FËMIJË SHQIPTARË?
Bazuar edhe në të dhënat europiane, Mbi 60.000 fëmijë janë larguar nga Shqipëria dhe kanë kërkuar azil për herë të parë në një vend të BE-së gjatë 10 viteve të fundit (2011-2020). Shqipëria numëron gjithsejt vetëm në vitin 2021 rreth 656,441 fëmijë nën 18 vjeç.
CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkoi zyrtarisht ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar gjendjen e këtyre fëmijëve, vendodhjen e tyre si dhe përgjegjësit për këtë largim masiv të fëmijëve nga Shqipëria. Kjo deklaratë e saj u ndoq gjerësisht nga media.
Linqet bashkangjitur sjellin pasqyrimin e saj:
https://www.cna.al/2021/08/31/ku-jane-60-000-femijet-shqiptare-kerkohet-ngritja-e-nje-komisioni-hetimor/
https://newsbomb.al/raporti-ne-10-vitet-e-fundit-60-mije-femije-shqiptare-kane-kerkuar-azil/whttps://www.standard.al/2021/08/31/ku-jane-60000-femije-shqiptare/
https://dosja.al/ku-jane-60000-femije-shqiptare/
https://www.youtube.com/ëatch?v=I44JxlD2uAo
https://bulevardionline.com/nje-pyetje-politikes-mediave-intelektualeve-dhe-opinionit-publik-ne-shqiperi/

60 mijë fëmijë azilkërkues në BE në 10 vjet



Detajet e Lajmit
August 31, 2021
410
Kategoria