CRCA/ECPAT Shqipëri, me mbështetjen e projektit “PËRBALLJE”, të financuar nga BE-ja, mundësoi trajnimin e gazetarëve në 6 qarqe të vendit dhe përgatitjen e udhëzuesit për parimet dhe rregullat që media e gazetarët duhet të zbatojnë për rastet e dhunës ndaj fëmijëve

Tiranë, 17 Qershor 2022 – CRCA/ECPAT Shqipëri pas 6 raundesh trajnimi të gazetarëve në qarqet e Shqipërisë, prezantoi sot Udhëzuesin për Mediat dhe Gazetarët për Raportimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve, të përgatitur pas një punë disa mujore me ekspertë të fushës se mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe gazetarisë.
Ky udhëzues vjen si një nevoje urgjente, për shkak të raportimeve në rritje të dhunës ndaj fëmijëve, si dhe interesit të shtuar të medias dhe gazetarëve për të pasqyruar këto raste. Ky shtim I vëmendjes së medias është pozitiv, por kjo ka shtuar rastet kur media ka bërë publike të dhënat dhe identitetin e fëmijëve vikitmave të dhunës.
Nisur nga kjo, CRCA/ECPAT Shqipëri zgjodhi të ulet e të bisedojë me gazetarët në 6 qarqe të Shqipërisë, duke ndarë eksperiencat dhe duke përthithur edhe mangësitë që mund të shfaqë sistemi i raportimeve në media. Në këto senaca trajnuese, profesionistët spjeguan gjithashtu edhe rolin e institucioneve dhe organizatave dhe sesi të gjithë, së bashku me gazetarët, ne mund t’i mbrojmë dhe fuqizojmë fëmijët që i mbijetojnë dhunës! Udhëzuesi u ndërtua bazuar në këtë realite dhe nevoja për të ndryshuar qasjen e medias ndaj viktimave!
Ekspertët e ECPAT Suedi, në këtë forum, dhanë eksperiencën e tyre së bashku me kolegët e CRCA/ECPAT Shqipëri, duke ndarë dijet mbi dhunën ndaj fëmijëve dhe traumat që pësojnë ata, familjet, por edhe komunitetet ku ne jetojmë kur ka ngjarje të dhunës.
Prej shumë kohësh media shfaq problematikat e saj në rastet e raportimit të dhunës ndaj fëmijëve. Në shpesh raste gazetarët nuk plotësojnë kushtet e domosdoshme në intervistat me viktimat apo edhe familjarët, ndërsa ka patur raste në të cilat janë shfaqur edhe pamje e imazhe të akteve të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, një shjkelje shumë e rëndë kjo e të drejtave të njeriut.
Një tjetër rol të rëndësishëm pati edhe Albanian Media Institute / Instituti Shqiptar i Medias dhe projekti i tyre “Përballje” të financuar nga Bashkimi Europian i cili dha një mbështetje të madhe për nismën tonë.
CRCA/ECPAT Shqipëri, do të vijojë punën e saj edhe në muajt në vazhdim me drejtuesit e mediave për të bërë të mundur që udhëzuesi të jetë një dokument udhëheqës kurdo kur gazetarët pasqyrojnë ngjarjet e dhunës ndaj fëmijëve.
 
Për më shumë informacion, ju lutem kontanktoni në;
CRCA/ECPAT Shqipëri
e-mail: crca@crca.al
 
 


Detajet e Lajmit
June 17, 2022
446
Kategoria