
Tiranë, 31 Tetor 2021 – Muaji Tetor u shoqërua me raportin më të fundit të Indeksit Global të Krimit të organizuar, i cili është një mjet botëror që vlerëson nivelet e krimit të organizuar dhe qëndrueshmërinë ndaj veprimtarisë kriminale të organizuar. Ai përfshin në renditjen e tij të gjitha shtetet anëtare të OKB -së, gjithsejt 193 vende. CRCA bëri publike rezultatet e këtij raporti.
Krimi i organizuar dhe mungesa e ndihmës për viktimat e krimit dhe trafikimin, një tjetër “shuplakë e fortë” për Shqipërinë
Shqipëria mori një “shuplakë vlerësimi”, përsa i përket zhvillimit të krimit dhe të gjitha fushave të tij. Indeksi Global i Krimit e rendit vendin tonë ndër 57 vendet me kriminalitet të lartë dhe me aftësi të vogla për ta përballuar e luftuar atë.
Përsa i përket Shqipërisë, ky indeks tregon se vendi ynë – “dominohet nga rrjete kriminale të mbivendosura dhe aktorë të stilit mafioz familjar. Grupet e stilit mafioz kontrollojnë tregjet kriminale për drogën, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e njerëzve dhe thuhet se po kalojnë në prokurimin publik. Ata e kanë pozicionuar veten si disa nga organizatat kriminale më të fuqishme në Evropë. Grupet e stilit mafioz shqiptar ndryshojnë nga mafia të tjera të mëdha (si ajo italiane), në atë që ata rrallë e identifikojnë veten me emra ose simbole.” Media e pasqyroi gjerësisht këtë studim duke I dhënë hapësirën e duhur shqetësimit dhe realiteti që ai përcjell. Bashkangjitur ju gjeni disa prej linqeve mediatike:
https://a2news.com/2021/10/20/indeksi-i-krimit-te-organizuar-grupet-bashkepunojne-me-zyrtaret-e-korruptuar-te-policise-e-gjyqesorit/
https://www.cna.al/2021/10/20/grupet-mafioze-te-lidhur-me-police-gjyqtare-e-prokurore-raporti-i-indeksit-global-te-krimit-nxin-shqiperine/
https://telegraf.al/kronike/grupet-mafioze-ne-shqiperi-jane-te-lidhura-me-policine/
Raporti I INDEKSIT të krimit në Shqipëri/’’E zhytur në llum të krimit’’
https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=563480
Indeksi Global i Krimit: Shqipëria ndër vendet më problematike
https://euronews.al/al/vendi/aktualitet/2021/10/20/indeksi-global-i-krimit-shqiperia-nder-vendet-me-problematike/
Një tjetër event i rëndësishëm që tërhoqi sërish gjatë këtij muaji vëmendjen e medias ishte edhe publikimi i raportit nga ana e CRCA/ECPAT Shqipëri “Zërat e të mbijetuarve”.
Studimi “Zërat e të mbijetuarve”: Asnjë fëmijë, i dhunuar seksualisht, nuk kishte informacion mbi institucionet në mbrojtje të tyre
ECPAT International dhe CRCA/ECPAT Shqipëri në partneritet me WePROTECT Global Alliance, prezantoi studimin “Zërat e të Mbijetuarve-Shqipëri”, i cili përbën studimin e parë në vend që sjell perspektivën e të mbijeturve të dhunës seksuale kur ata ishin fëmijë. Raporti është bazuar në intervistat e 7 të mbijetuarave të dhunës seksuale në vendin tonë dhe 50 punonjësve të vijës së parë të sistemit në mbrojtje të fëmijëve.
Studimi “Zërat e të Mbijetuarve në Shqipëri”, vë zërat e të fëmijëve të mbijetuar nga shfrytëzimi seksual në internet në pararojë të përgjigjes ndaj adresimit të dobësive në sistemin e mbrojtjes dhe rehabilitimit të fëmijëve viktima të dhunës seksuale. Studimi sjell të gjitha mangësitë që sistemi i mbrojtjes së fëmijëve has në punën e tij – këto të evidentuara nga vetë të mbijetuarit e dhunës. Më poshtë gjeni disa nga linqet mediatike që e përcjellin:
https://childhub.org/sq/online-biblioteka-o-djecijoj-zastiti/studimi-zerat-e-te-mbijetuarve-shqiperi
https://www.avokatipopullit.gov.al/sq/articles-layout-1/home/news/this-article-is-available-only-in-albanian-702/