Tiranë, 30 Nëntor 2021 – Muaji Nëntor, si ccdo vit përfshihet në një prej fushatave më të rëndësishme përsa i përket mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, atë të “FJONGO BLU”. Muaji i Fjongos Blu, që u organizua në datat 5-25 Nëntor, kishte si qëllim kryesor ndërgjegjësimin e prindërve, familjes, shoqërisë dhe institucioneve për të parandaluar çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve, kudo ku ajo ndodh. Nga ana tjetër, ky muaj është i rëndësishëm për të informuar fëmijët dhe qytetarët se ku mund të raportojnë ngjarjet e dhunës ndaj fëmijëve, ku mund të kërkojnë ndihmë dhe pse dhuna është kaq e dëmshme për fëmijët.
Çelja e Fushatës Ndërgjegjësuese online u realizua nga dy figura që gjithmonë janë gjendur në krah të fëmijëve dhe në luftë për të drejtat e tyre: Presidenti i Shqipërisë, Z. Ilir Meta dhe Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla. 
Ndërsa CRCA/ECPAT Shqipëri më datë 19 Nëntor zgjodhi të marshojë kundër heshtjes dhe apatisë insitucionale për dhunën ndaj fëmijëve.
MARSHOJMË KUNDËR DHUNËS NDAJ FËMIJËVE!
Në kuadër të Ditës Ditës Botërore për Eliminimin e Dhunës dhe Shfrytëzimit të Fëmijëve, CRCA/ECPAT Shqipëri marshoi në kryeqytet, për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj fëmijëve. Marshimi përshkoi Sheshin Skënderbej në Tiranë dhe vijoi në krah të Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar mbajtjen e përgjegjësive institucionale për sistemin e krijuar deri më tani në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, duke u ndalur së fundmi pranë godinës së Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë. Media ishte shumë e interesuar jo vetëm, për të ndërgjegjësuar publikun për situatën në të cilën ndodhen fëmijët në Shqipëri, por edhe për të pasqyruar këtë aktivitet, si një prej simboleve të luftës së shoqërisë civile ndaj apatisë shtetërore. Më poshtë mund të gjeni disa prej linqeve në të cilat u pasqyrua ky aktivitet i CRCA/ECPAT Shqipëri:

Marshim kundër dhunës ndaj fëmijëve në ‘Sheshin Skënderbej’, Nikolla: Rikthimi i dënimit me vdekje?! Nuk është gjëja e duhur! Nuk duhet marrë në bazë të emocioneve të forta


https://lajmifundit.al/politike/lindita-nikolla-ne-marshimin-kunder-dhunes-ndaj-femijeve-denimi-me-vdek-i1163517
https://lapsi.al/2021/11/19/kryetarja-e-kuvendit-ne-marshimin-kunder-dhunes-ndaj-femijeve-denimi-me-vdekje-nuk-eshte-zgjidhje/
https://www.oranews.tv/vendi/marshim-kunder-dhunes-ndaj-femijeve-nis-mbledhja-e-qytetareve-ne-sheshin-s-i1017764

https://www.syri.net/kronike/465549/video-marshim-kunder-dhunes-ndaj-femijeve-nis-mbledhja-e-qytetareve-ne-sheshin-skenderbej/
https://albanews.al/kryetarja-e-kuvendit-ne-marshimin-kunder-dhunes-ndaj-femijeve-denimi-me-vdekje-nuk-eshte-zgjidhje/
https://newsbomb.al/marshim-kunder-dhunes-ndaj-femijeve-ne-tirane-pjese-edhe-nikolla-komenton-peticionin-per-rikthimin-e-denimit-me-vdekje-kerkesa-ne-nje-moment-emocional/
Ndërkaq fillim muaji u shoqërua me një tjetër protest e cila u ndoq nga mediat në të cilën CRCA/ECPAT Shqipëri këkroi drejtësi për fëmijët e dhunuar në vendin tonë.
DREJTËSI PËR FËMIJËT E DHUNUAR NË SHQIPËRI!
Nisur nga ngjarja e fundit e një 6 vjeçare, e cila ende nuk dihet nëse do të mund t’i rezistojë dhunës barbare të ushtruar nga babai i saj,CRCA/ECPAT Shqipëri protestoi përpara ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë, për të kërkuar njëzëri drejtësi për fëmijët e dhunuar. Kjo protestë u pasqyrua në mediat vizive dhe të shkruara e sociale, dhe ne ju sjellim një prej televizioneve kryesore kombëtare I cili e ndoqi këtë protest në të gjithë diametrat e saj:

Top News- Dhuna tek të miturit, Shoqëria Civile ngre alarmin: Ja sa raste të dhunës seksuale dënohen