Tiranë, 31 Korrik 2021 – Muaji Korrik nisi me një prej nismave që ndërmorri Barnahus dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, në ndihmë të viktimave të dhunës seksuale në vendin tonë. Mbi 60 fëmijë janë shpëtuar nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual nëpërmjet ndërhyrjeve dhe shërbimeve të Barnahus Albania përgjatë kësaj periudhe. Me ndihmëne ekipit të Barnahus fëmijët jo vetëm kanëdenoncuar dhunuesit e tyre, por edhe kanëpërfituar falas ndihmën ligjore, psikologjike, arsimore, përfshi nërastet zhvendosjen e familjes nënjëmjedis mëtësigurt.
SLLOVENIA DHE GJERMANIA NË NDIHMË TË VAJZËS QË I MBIJETOI DHUNËS SEKSUALE NË SHQIPËRI
Sllovenia dhe Gjermania erdhën në ndihmë të një vajze që i mbijetoi dhunës seksuale në Shqipëri. Thirrjes së Barnahus Albania dhe CRCA/ECPAT Shqipëri për mbështetjen e adoleshentëve që i mbijetojnë dhunës seksuale, u përqafua në mënyrë të menjëhershme nga ambasadat e këtyre dy vendeve në Shqipëri, si dhe nga disa OSHC dhe qytetarë shqiptarë që jetojnë në Zvicër, etj. Kjo nisëm u pasqyrua edhe në media, linqet e të cilave I gjeni si më poshtë:
https://www.cna.al/2021/07/08/gjermania-dhe-sllovenia-ne-ndihme-te-vajzes-qe-i-mbijetoi-dhunes-seksuale-ne-shqiperi/
http://www.findglocal.com/AL/Tirana/107224107639553/Qendra-Komb%C3%ABtare-p%C3%ABr-Mbrojtjen-e-F%C3%ABmij%C3%ABve-dhe-t%C3%AB-Rinjve-nga-Dhuna-Seksuale
https://titra24.com/albania/1/gjermania-dhe-sllovenia-ne-ndihme-te-vajzes-qe-i-mbijetoi-dhunes-seksuale-ne-shqiperi/
Ndërkaq gjigandi mediatic Zëri i Amerikës”, seksioni i gjuhës shqipe, përgjatë muajit Korrik u përqëndrua në një prej problematikave më shqetësuese përsa i përket mungesës së shërbvimeve për rehabilitimin e viktimave që i mbijetojnë dhunës seksuale në Shqipëri.
CRCA/ECPAT Shqipëri në“Zëri i Amerikës”: Mungojnë shërbimet e integruara për mbrojten e viktimave të dhunës seksuale!
Pjesë e këtij dokumetari televiziv ishte edhe CRCA/ECPAT Shqipëri, nëpërmjet Drejtorit të saj ekzekutiv, i cili përcolli shqetësimin e mungesës së shërbimeve të integruara për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale në vend. Linkun e plotë të dokumentarit të Zërit të Amerikës dhe intervistën e plotë të Drejtorit të CRCA/ECPAT Shqipëri mund ta gjeni në linkun bashkangjitur:
www.zeriamerikes.com/a/5975395.html
Muaji Korrik sjell gjithashtu si çdo vit edhe DitënNdërkombëtare kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore. Një ditë kjo në të cilën CRCA/ ECPAT Shqipëri publikoi një deklarate publike duke ngritur shqetësimin se dështimet e Qeverisë shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar, nxisin trafikimin e fëmijëve dhe qenieve njerëzore nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore.
Dështimi i Qeverisë dhe komunitetit ndërkombëtar nxit trafikimin e fëmijëve në Shqipëri
CRCA/ECPAT Shqipëri ngriti shqetësimin se varfëria, mungesa e shpresës, situata politike, përfshi edhe pandeminë, sollën një shtim të risqeve për trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve nga Shqipëria. Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, te paktën 14 përqind e popullsisë në vend jeton në varfëri absolute, ose rreth 414,000 persona, nga të cilët të paktën 185,000 janë fëmijë. Kjo deklaratë u ndoq me shumë vëmendje nga mediat, pasqyrimin e të cilave ju keni mundësi ta gjeni në linqet bashkangjitur:
https://shqiptarja.com/lajm/lufta-kunder-trafikimit-crca-185-mije-femije-ne-shqiperi-te-rrezikuar-nga-trafikimi-dhe-shfrytezimi

LUFTA KUNDËR TRAFIKIMIT/ CRCA: 185 mijë fëmijë në Shqipëri, të rrezikuar nga shfrytëzimi


https://apel.media/dita-nderkombetare-kunder-trafikimit-te-qenieve-njerezore-crca-ecpat-shqiperi-185-mije-femije-te-rrezikuar-nga-trafikimi-dhe-shfrytezimi/
https://bulevardionline.com/lufta-kunder-trafikimit-crca-185-mije-femije-ne-shqiperi-te-rrezikuar-nga-shfrytezimi/

Dita Ndërkombëtare kundër Trafikimit të Qënieve Njerëzore, CRCA /ECPAT Shqipëri: 185 mijë fëmijë në Shqipëri, të rrezikuar nga trafikimi dhe shfrytëzimi


https://dosja.al/dita-nderkombetare-kunder-trafikimit-te-qenieve-njerezore-crca-ecpat-shqiperi-185-mije-femije-ne-shqiperi-te-rrezikuar-nga-trafikimi-dhe-shfrytezimi/


Detajet e Lajmit
July 31, 2021
284
Kategoria