Tiranë, 31 Mars 2022 – Përgjatë muajve të parë të këtij viti, vëmendja e CRCA/ECPAT Shqipëri, është fokusuar në problematikat që përcjell jo vetëm interneti i pasigurt në vendin tonë, por edhe vijimi i punës për mbrojtjen e viktimave të dhunës seksuale, qofshin këta fëmijë e të rinj, si edhe në shqetësimin kryesor botëror mbi sigurinë e fëmijëve ukrainas të cilët ndodhen në zonat e rrezikut të luftës.
Media është përfshirë sërish në pasqyrimin e të gjitha çështjeve që ka mbuluar në këtë periudhë 3 mujore CRCA/ECPAT Shqipëri.
Fillimviti nisi me hapjen e siparit të një prej fushatave më të rëndësishme në nivel kombëtar dhe global, atë të internetit të sigurt dhe mbrojtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve nga dhuna e shfrytëzimi në internet. Fushata u zhvillua në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, një ditë që i përket të gjithë botës dhe në të cilën vendi ynë është bërë pjesë që prej vitit 2005. Synimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit për çështjet më shqetësuese që fëmijët dhe të rinjtë ndeshin gjatë navigimit në internet, të cilat kërkojnë përfshirjen e institucioneve publike, shoqërisë dhe industrisë së internetit. Më pas vijoi me një forum të madh që organizoi CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Platforma Kombëtare ISIGURT.AL mbi internetin dhe sigurinë e përdorimit të tij në Shqipëri.
ISIGURT.AL: Dhuna dhe ngacmimet seksuale të fëmijëve në internet vazhdojnë në shifra të larta!
Në këtë forum Platforma Kombëtare ISIGURT.AL, ngriti alarmin për vijim të rritjes së dhunës e ngacmimeve seksuale në internet ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri. Kjo është shoqëruar me rritje edhe të numrit të faqeve dhe materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në internet. Shifrat u bënë publike në Raportin e përvitshëm të Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët (ISIGURT.al) dhe CRCA/ECPAT Shqipëri në Forumin e 7-të të Sigurisë në Internet në Shqipëri. Ky forum u ndoq dhe u pasqyrua gjerësisht në median shqiptare, linqet e të cilave i gjeni bashkangjitur:
https://www.cna.al/2022/02/08/dhuna-dhe-ngacmimet-seksuale-te-femijeve-ne-internet-ne-shifra-te-larta-bien-kembanat-e-alarmit/
Abuzimi online me fëmijët/ Sot dita ndërkombëtare për internet të sigurt
https://shqiptarja.com/lajm/hazizaj-ne-report-tv-110-e-femijeve-ne-shqiperi-viktima-te-dhunes-seksuale-ne-internet-70-vajza-te-rritet-roli-i-policise-dervishi-ka-me-shume-raste-por-stregojne-nga-turpi
https://report-tv.al/lajm/hazizaj-ne-report-tv-110-e-femijeve-ne-shqiperi-viktima-te-dhunes-seksuale-ne-internet-70-vajza-te-rritet-roli-i-policise-dervishi-ka-me-shume-raste-por-stregojne-nga-turpi?r=read_more
Dhuna në internet/ Në Shqipëri djemtë raportojnë më shumë, por vajzat janë viktimat kryesore
Sërish gjatë muajit Shkurt, në Ditën Europiane e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit, ditë në të cilën vendet ndërmarrin veprime për ndërgjegjësimin e viktimave për të drejtat e tyre, CRCA/ECPAT Shqipëri shpalli publikisht nismën: Një Ligj për Mbrojtjen e Fëmijëve Viktima të Krimit në Shqipëri!
CRCA/ECPAT SHQIPËRI: NJË LIGJ PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE VIKTIMA TË KRIMIT NË SHQIPËRI
Kjo nismë, që do të angazhojë ekspertët më të mirë të CRCA/ECPAT Shqipëri, institucionet publike në vend përgjegjëse për fëmijët dhe organizatat joqeveritare, përgjatë muajve në vazhdim do të konsultojë dhe prezantojnë aspektet kryesore të projekt-ligjit, me shpresën që projekt-ligji të dorëzohet për miratim në Kuvend në datë 1 Qershor 2022, Dita e Fëmijëve në Shqipëri.
Media u interesua për këtë nismë të CRCA/ECPAT Shqipëri dhe pasqyroi në linqet më poshtë detajet kryesore të saj:
https://www.botasot.info/opinione/1765645/krimet-kunder-personit-ne-vitin-2020-arriten-ne-6475-raste-ndersa-ato-ndaj-femijeve-regjistruan-rreth-2000-krime/
Ndërsa muaji Mars, kulmoi me një nga eventet më të rëndësishme për CRCA/ECPAT Shqipëri, dekorimin e saj me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”. Një titull ky atribuar nga Presidenca e Shqipërisë.
Presidenti dekoron CRCA/ECPAT Shqipëri në 25 vjetorin e saj
Më 8 Mars, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, në Ditën Ndërkombëtare të Grave dhe Vajzave, vlerësoi me dekoratë CRCA/ECPAT Shqipëri “Për Merita të Veçanta Civile”. Kjo ditë përkoi edhe me 25 vjetorin e krijimit të organizatës, në mars të vitit 1997. Ceremonia u ndoq nga shumë media, disa prej linqeve të tyre i gjeni më poshtë:
https://ata.gov.al/2022/03/08/meta-vlereson-qendren-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve/
https://president.al/en/presidenti-meta-vlereson-qendren-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve-crca/
https://www.news24.al/shqiperia-708/meta-vlereson-qendren-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve-crca-i47536
https://stratirana.com/aktualitet/meta-vlereson-qendren-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve/
https://www.infoboxal.com/aktualitet/meta-vlereson-qendren-per-mbrojtjen-e-te-drejtave-te-femijeve/
Një tjetër luftë e CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Klinikës Ligjore u pasqyrua në media, ajo e fitores së gjyqit ndaj Bashkisë Tiranë për mbajtjen lirisht dhe pakufizime të tubimeve dhe manifestimeve paqësore në kryeqytet.
Drejtësia vendos: Protestat dhe manifestimet në Tiranë nuk kanë nevojë për leje!
Këtë lajm e gjeni bashkangjitu në linkun e mëposhtëm:
https://bulevardionline.com/drejtesia-vendos-protestat-dhe-manifestimet-ne-tirane-nuk-kane-nevoje-per-leje/
Ndërsa interesimi i mediave përkoi edhe me kërkesën ndërkombëtare që ECPAT EUROPË i drejtoi të gjitha institucioneve qeveritare dhe politike kudo në Europë në shqetësim të situatës në Ukrainë.
ECPAT EUROPË: Duhet të mbrojmë jetën e fëmijëve në Ukrainë nga lufta dhe pasojat e saj!
Më poshtë gjeni një prej mediave kryesore që publikuan shqetësimin e CRCA/ECPAT Shqipëri:
https://www.cna.al/2022/03/07/ecpat-europe-duhet-te-mbrojme-jeten-e-femijeve-ne-ukraine-nga-lufta-dhe-pasojat-e-saj/