Parlamenti është një ndër shtyllat e demokracisë. Ai është forumi ku të gjitha problemet dhe çështjet që shqetësojnë individët dhe shoqërinë, diskutohen dhe gjejnë zgjidhje ligjore dhe politike.
Ky Udhëzues u përgatit në kuadër të bashkëpunimit të Grupit Parlamentar “Miqtë e Femijëve” UNICEF dhe CRCA Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të programit të përbashkët “Mbrojtja e Fëmijëve nga Dhuna”.
Ky botim ju vjen në ndihmë të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, atyre që janë pjesë e kësaj legjislature dhe atyre që do të bëhen pjesë e tij në të ardhmen, për të punuar për avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve, e në veçanti për të luftuar për eleminimin e dhunës dhe keqtrajtimit të fëmijëve.