CRCA/ECPAT Shqipëri, i bashkohet rrjetit mbarë-europian të organizatave në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve për të kërkuar veprime urgjente kundër varfërisë së fëmijëve!

Pandemia që ka kapluar botën prej disa muajsh, po rrit së tepërmi edhe varfërinë e fmëijëve. Organizatat që punojnë me dhe për fëmijët në të gjithë Europën u bëjnë thirrje udhëheqësve të BE-së të sigurojnë Planin e Rimëkëmbjes së BE-së dhe një buxhet të ri afatgjatë të BE-së, i cili do të diskutohet në Samitin e ardhshëm në 17-18 korrik, të kthejnë sytë në këtë fenomen shqetësues dhe të ndihmojnë për të adresuar varfërinë e fëmijëve. CRCA Shqipëri, si anëtar i rrjetit pan-Europian për të Drejtat e Fëmijëve, Eurochild, kërkon nga Kryeministri i vendit z. Edi Rama të pajtohet me propozimin që të paktën 5% e burimeve të Fondit Social Evropian Plus në buxhetin afatgjatë duhet të dedikohen në zvogëlimin e varfërisë së fëmijëve në të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së.
Në Shqipëri, rreth 100.000 fëmijë janë të rrezikuar çdo ditë nga uria dhe varfëria, ndërsa 20 % e fëmijëve vuajnë nga varfëria ekstreme. Në BE, më shumë se 1 në katër fëmijë janë në rrezik të varfërisë dhe fëmijët kanë më shumë të ngjarë të rrezikojnë nga varfëria sesa popullata e përgjithshme. (Eurostat, 2018)
Fëmijët e familjeve në nevojë kanë vuajtur edhe përpara krizës nga varfëria, statusin e migracionit ose mjediset e vështira të jetëtsës, situatë kjo që duket se është rënduar më së shumti gjatë bllokimit të vendosur për të përmbajtur pandeminë COVID-19. Për më tepër, varfëria e fëmijëve ka të ngjarë të përkeqësohet për shkak të ndikimit ekonomik të krizës. Raportet sugjerojnë që varfëria e familjeve pritet të rritet me 15% në të gjithë botën deri në fund të vitit 2020. (UNICEF dhe Save the Children, maj 2020).
Anëtarët e Eurochild, të cilët janë pothuajse 200 organizata dhe individë të ndryshëm në të gjithë 35 vendet, po i bëjnë jehonë thirrjes për të kthyer vëmendjen ndaj varfërisë së fëmijëve në të gjitha kryeqytetet kombëtare të BE-së përpara takimit të liderëve të BE-së.
Liderët e BE do të mblidhen në Bruksel, më 17-18 korrik në një Këshill të posaçëm Europian për të diskutuar planin e rimëkëmbjes së BE në përgjigje ndaj krizës COVID-19 dhe një buxhet të ri afatgjatë të BE 2021-2027.


Detajet e Lajmit
July 13, 2020
347
Kategoria