
Kavajë, 15 Qershor 2011 – Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri –CRCA / DCI Shqipëri në bashkëpunim me Save the Children, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Unicef dhe Institutin e të Miturve në Kavajë organizuan ceremoninë e dhurimit të
378 librave dhe 159 titujve të autoreve shqiptarë dhe të huaj. Në të njëjtën kohë një serë organizatash, institucionesh dhe individësh bënë dhuratë libra shtësë për Institutin e të Miturve në Kavajë.
Librat janë dhuratë për përdorim nga stafi dhe të miturit që vuajnë apo presin dënimin në Institutin e të Miturve në Kavajë në kuadër të programit “Qielli është i të Gjithëve” i mbështetur nga Save the Children dhe UNICEF. Arritjet kryesore të këtij programi gjatë vitit 2010 -2011 janë:
Më shumë se 80 të mitur janë asistuar në proçesin e rehabilitimit dhe ri-integrimit nëpërmjet realizimit të aktiviteteve edukuese, argëtuese dhe sportive në Institutin e të Miturve në Kavajë;
Më shumë se 50 të mitur janë informuar dhe ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e proçesit edukativ;
Më shumë se 15 të mitur ndjekin kurse profesionale ose punojnë pas kryerjes së dënimit në Institutin e të Miturve në Kavajë;
Aktiviteti u mbajt për rreth një orë në Sallën e Bibliotekës së Institutit të të Miturve në Kavajë. Qëllimi i aktivitetit ishte pasurimi i bibliotekës me tituj të rinj nga autorë shqiptarë dhe të huaj si dhe ofrimi i një larmie librash për të inkurajuar interesin e të rinjve për botën e librit. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucionet dhe OJF-të që punojnë në fushën e administrimit të drejtësisë për të mitur në Shqipëri si dhe përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Brendëshme dhe Institutit të të Miturve në Kavajë.
Aktiviteti u përshëndet nga përfaqësues të lartë si:
Znj.Luciana Andreini, Save the Children Shqipëri; Znj Filloreta Kodra – zv. Ministre ePÇSSHB;
Znj. Iva Zajmi- zv. Ministre Brendshme; Z. Leon SHESTANI, UNICEF Shqipëri; Z. Emin CANI, Drejtor i Institutit të të Miturve, Kavajë; Z. Altin Hzizaj, Drejtor i CRCA/DCI Shqipëri;Z. Andrea Chalupov, Delegat i Bashkimit Europian, të cilët theksuan kontributin e dhënë në fushën e dijes si dhe atë për ri-integrimin e tëmiturve në konflikt me ligjin.
Tashmë, biblioteka në këtë institucion ka më shumë se 378 libra dhe 159 tituj të rinj nga autorët më të njohur shqiptarë dhe të huaj me tematika të larmishme që do të shërbejnë për të pasuruar botën shpirtërore dhe fjalorin e të rinjve.