22 Shkurt 2023 – Bashkimi Europian po udhëheq përpjekjet për të rritur sigurinë për fëmijët në internet. “Ne duam që fëmijët të ndihen të sigurt në shkollë, por kush na siguron se ata të janë të sigurt në internet?”. Në Ditën Europiane për Viktimat e Krimit, ECPAT është krenar që sot hap fushatën “E drejta përpara syve” (hashtag #ChildSafetyOn) në partneritet me 13 organizata të dedikuara për mbrojtjen e sigurisë dhe të drejtave të fëmijëve në internet.
Indeksi Global i WeProtect Global Alliance & Economist Impact, tregon se në një klasë me 20 fëmijë mund të ketë deri në 13 fëmijë që kanë përjetuar një formë të ngacmimit apo dhunës seksuale në internet. Por, sidoqoftë, një zgjidhje kundër dhunës seksuale në internet, tani është para nesh.
Bashkimi Europian po shqyrton një nismë të re ligjore që do të ndihmonte në ndalimin e të gjitha formave të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në internet. Ky ligj do të kërkonte që BE të detyrojë ligjërisht kompanitë si Meta, Tik Tok dhe Google, për të identifikuar, hequr dhe raportuar çdo material të dhunës seksuale të fëmijëve në platformat e tyre. Më e rëndësishmja, kompanitë do të konsiderohen gjithashtu përgjegjëse për dështimin në mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual. Ne po punojmë me mësues dhe edukatorë në të gjithë Evropën për të ndihmuar në mobilizimin e zërit të tyre për t’i bërë fëmijët të sigurt në jetën e tyre dixhitale edhe kur nuk janë në shkollë.
“Ndërsa kufiri midis ndërveprimit të fëmijëve në internet dhe jashtë tij është gjithnjë e më i paqartë, ndikimi i dhunës seksuale i kalon të gjithë kufijtë. Shkollat ofrojnë një hapësirë jetike për parandalimin e dhunës përmes dialogut me fëmijët, për njohjen e shenjave të abuzimit dhe për ofrimin e një mjedisi mbështetës, në të cilin fëmijët mund të kërkojnë ndihmë. Të fuqizosh arsimtarët do të thotë të fuqizosh fëmijët.” – tha Amy Crocker, Shefe e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Teknologjinë në ECPAT International.
Ky legjislacioni do të ishte i pari në llojin e tij, që do të ofronte një model për një përgjigje globale ndaj një çështjeje që po rritet me një rritme alarmuese. Fëmijët anembanë botës janë më të cenueshëm ndaj dhunës seksuale në internet se në çdo kohë tjetër, dhe BE-ja është kthyer në qendër për mbajtjen e fotografive dhe videove të dhunës seksuale të fëmijëve.
Me fushatën #ChildSafetyOn, organizatat: Fëmijët e Humbur në Europë, Qendra Kombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar, ECPAT International, Brave Movement, Qendra Kanadeze për Mbrojtjen e Fëmijëve, Fondacioni Internet Ëatch, NSPCC, Jepi Fund Dhunës kundër fëmijëve, Thorn, Fondacioni 5 të Drejtat, Terre des Hommes , WeProtect Global Alliance, Child Helpline International dhe Eurochild synojnë të rrisin ndërgjegjësimin për nevojën urgjente për të mbrojtur fëmijët në internet dhe të mbështesin propozimin e Komisionit Europian për të parandaluar dhe luftuar dhunën dhe abuzimin seksual të fëmijëve në internet.
Fëmijët po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë në internet përmes të gjitha llojeve të pajisjeve dhe platformave. Propozimi synon të mbrojë fëmijët kudo që të jenë, në mënyrë që ata të jetojnë, të mësojnë dhe të lulëzojnë në botën e tyre dixhitale pa kërcënimin e ngacmimeve apo dhunës seksuale.
Kliko ketu për të mësuar më shumë për fushatën apo veprimet që mund të ndërmerrni.