Koha për të rimenduar çfarë funksionon ndërkohë që problemi vazhdon të tejkalojë përgjigjen.
Londër, Mbretëri e Bashkuar, 4 Nëntor 2014 – Një Grup Pune i ri botëror, i lançuar në Londër sot, ka për qëllim të trajtojë përshpejtimin e shpejtë të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në udhëtim dhe turizëm. Tetë lidera të shquar nga industria e transportit të pasagjerëve, Kombeve të Bashkuara, qeverive dhe OJQ-ve, nën udhëheqjen e Dr. Maalla M’jid, Ish Raportuesit Special mbi shitjen, prostitucionin dhe pornografinë e fëmijëve, do të ri-mendojnë qasjet për një krim që ka tejkaluar çdo përpjekje deri më sot. Shfrytëzimi seksual i fëmijëve në udhëtim dhe turizëm është tani një fenomen i përmasave globale, dhe sikurse deklaron Dr. Maalla M’jid, një fenomen që “dëmton seriozisht një numër të madh fëmijësh nëpër botë, shpesh me pasoja të pariparueshme.”

Ernie Allen, ish-President dhe CEO i Qendrës Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar (ICMEC)  thekson se pavarësisht nga çdo përpjekje, problemi vazhdon dhe vazhdimisht evoluon. “Ne kemi parëprogres të madh në luftën kundër turizmit seksual të fëmijëve. Megjithatë, problemi vazhdon dhe është duke ndryshuar në sajë të teknologjive të reja dhe mungesës globale për ndarjen dhe koordinimin e të  dhënave”.

Shkelësit janë gjithnjë e më të aftë në përdorimin e industrisë së udhëtimit dhe turizmit si një rrugë për shfrytëzimin e fëmijëve dhe zhvillimet e reja i kanë rritur rreziqet për fëmijët: përhapja e internetit dhe aksesi më i madh në udhëtime ndërkombëtare ka zgjeruar “kërkesën”. Në të njëjtën kohë, pabarazitë sociale dhe ekonomike, varfëria dhe mungesa e arsimimit, në kombinim me sistemet e dobëta të mbrojtjes së fëmijëve kanë ushqyer “ofertën” e fëmijëve.
Dr. Rifai, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit: “Pasarritjes së një moment historik në 2012, një miliard njerëz që kalojnë kufijtë ndërkombëtarë në një vit të vetëm, turizmi vazhdon të fitojë vrull kundër të gjitha parashikimeve. Në 2013, sektori tejkaloi pritshmëritë me një rritje prej 5%, duke përforcuar pozitën e tij si një nga sektorët më elastike dhe me rritjen më të shpejtë ekonomike. Turizmi përfaqëson sot 9% të GDP-së globale, 30% të shërbimeve të botës të eksportit dhe një në çdo 11 vende pune në mbarë botën. Këto janë fakte inkurajuese, veçanërisht në kontekstin e një ekonomie globale shumë sfiduese. Por ne nuk mund të injorojmë se kjo është edhe një përgjegjësi serioze. Me rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe mundësitë e zhvillimit që sjell turizmi, vjen me sfidën e ndikimeve të saj të mundshme të dëmshme mbi komunitetet dhe mjedisin. Kjo është veçanërisht e vërtetë për grupet më vulnerabël të shoqërisë siç janë fëmijët dhe të rinjtë në ato raste kur lehtësimet e industrisë janë përdorur për qëllime të ulët si shfrytëzimi”.

Përgjigjet ndaj këtij fenomeni janë të penguara nga një dështim veprimi kolektiv, burime të pakëta dhe mungesë të provave dhe evidencave të forta  dhe të krahasueshme, të cilat së bashku, i lejojnë shkelësit të kryejnë krimet në hije dhe shpesh here në pandëshkueshmëri. Task Forca ka për qëllim të tërheqë këtë krim nga hija në dritë, duke udhëhequr një studim autoritar global mbi shkallën dhe natyren e këtij krimi, duke vlerësuar praktikat e mira dhe avokuar për ndryshimet e nevojshme. Studimi ka për qëllim të rivlerësojë qasjet aktuale që kanë dështuar për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi, dhe për të siguruar që qeveritë të vihen përpara përgjegjësisë kur dështojnë të veprojnë. Një shembull i rëndësishëm ka qenë rasti i Ian Bower, i dënuar për krime seksuale ndaj fëmijëve në Britaninë e Madhe në vitin 2004, i cili ishte në gjendje të largohej me kusht nga Kamboxhia në 2006 dhe të abuzonte me fëmijë për tetë vjet të tjera përpara se të burgosej.
Task Forca do të mbikqyrë Studimin e iniciuar nga ECPAT Internationalmbi Shfrytëzimin Seksual të Fëmijëve në Turizëm dhe Udhëtim, i pari i këtij lloji, i financuar nga Qeveria Holandeze.

“Studimi global, i cili do të përfshijë shumë aktorë në nivel ndërkombëtar, rajonal dhe kombëtar – duke përfshirë fëmijët – ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë globale dhe të përditësuar të shfrytëzimit seksual të fëmijëve në udhëtim dhe turizëm”, thotë Dr. Najat Maalla M’jid. “Aido të analizojnë tendencat e reja dhe dimensionet globale të këtij fenomeni, duke theksuar progresin e bërë dhe sfidat e mbetura që nga Kongresi i fundit Botëror mbi Shfrytëzimin Seksual të Fëmijëve në 2008, në Rio. Studimi Global synon të ofrojë një sërë rekomandimesh konkrete për qeveritë, sektorin jo-qeveritar dhe privat në lidhje me përgjigjet efektive se si të mbrohen të gjithë fëmijët, pa asnje diskriminim, nga ky krim”. Ernie Allen shton “Kystudim do të identifikojë boshllëqet dhe sfidat që mbeten, dhe të mundësojë udhëheqësit e botës që të hartojnë një rrugë të re dhe të guximshme për të zhdukur shfrytëzimin seksual të fëmijëve.”

Milena Grillo, Drejtoreshë Ekzekutive e Fondacionit Paniamor në Kosta Rika dhe përfaqësuese e ECPAT në Task Forcë thekson: “Ështëbindja e ECPAT se vendet e origjinës dhe destinacionit duhet të punojnë së bashku për të ndaluar përshkallëzimin e krimit të shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve të lidhur me udhëtimin dhe turizmin. Studimi Global synon ti paraqesë këtyre vendeve dhe palëve të tjera të interesuara në nivel global dhe rajonal – kryesisht industrisë së turizmit, agjencive të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe komunitetit të OJQ-ve, informacion të besueshëm për të informuar një përkushtim ndërshtetëror dhe të qëndrueshëm për të siguruar që shfrytëzimi është jo vetëm i dënueshëm, por i papranueshëm nga shoqëria. Këtë ja kemi borxh të gjithë fëmijëve të botës “.

Corinne Dettmeijer-Vermeulen, Raportuesi Kombëtar për Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Dhunës Seksuale ndaj Fëmijëve, Holandë, thotë se: “Task Forca do të bëjë të pamundurën për të krijuar mënyra të reja dhe sinergji që nxisin palët e interesuara për të punuar së bashku dhe për të kontribuar në uljen shfrytëzimit seksual tëfëmijëve në mbarë botën. ”
“Ne jemi duke u bërë gjithnjë e më shumë ekspertë në angazhimin e të gjithë sektorëve për të mbledhur të dhëna për të mbështetur përpjekjet tona globale në mënyrë që ti jepet fund kësaj sfide tëmadhe qëkërcënon fëmijët e botës” thotë Marilyn Carlson Nelson, ish CEO dhe kryetari i Carlson. “Së bashku ne do të bëjmë atë që askush prej nesh mund të bëjë i vetëm”.
Tetë anëtarët e Task Forcës për të udhëhequr Studimin Global janë:

Dr.Najat Maalla M’jid, KRYETAR, Ish-Raportues Special mbi shitjen, prostitucionin dhe pornografinë e fëmijëve;
MarilynCarlson Nelson, ANËTAR, Ish-Kryetar dhe Shef Ekzekutiv i Carlson, kompani udhëtimi dhe akomodimi globale me seli në Mineapolis, SHBA;
Corinne Dettmeijer-Vermeulen, ANËTAR,  Raportuesi Kombëtar për Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Dhunës Seksuale ndaj Fëmijëve, Holandë;
Jean-Cyril Spinetta,  ANËTAR, Ish President dhe CEO i Air France-KLM SA;
Ernie Allen, ANËTAR, Ish-President dhe CEO i Qendrës Ndërkombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe Shfrytëzuar (ICMEC), SHBA;
Dr. Benyam Dawit Mezmur, ANËTAR, Zëvendës-Kryetar i Komitetit për të Drejtat e Fëmijës dhe Kryetar i Komitetit Afrikan të Ekspertëve mbi të drejtat dhe mirëqënien e Fëmijës (ACERWC);
Dr.Taleb Rifai, ANËTAR, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) me seli në Madrid;
MilenaGrillo, PËRFAQËSUESE E ECPAT, Drejtor Ekzekutiv i Fundación Paniamor, Costa Rica.

Rreth ECPAT International – ECPAT është një rrjet global i përbërë prej 80 organizatash që punojnë së bashku në 74 shtete për eliminimin e prostitucionit, pornografisë dhe trafikimit të fëmijëve për qëllime seksuale. ECPAT përpiqet të sigurojë që fëmijët kudo gëzojnë të drejtat e tyre themelore, të lirë dhe të sigurtë nga të gjitha format e shfrytëzimit komercial seksual.
ECPAT International ka qenë në krye të diskutimit global mbi shfrytëzimin seksual të fëmijëve (CSEC) dhe njihet si një rrjet i fuqishëm advokacie për të drejtat e fëmijëve duke folur në emër të fëmijëve vulnerabël dhe fëmijëve viktima të shfrytëzimit seksual për më shumë se 25 vjet. Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni www.ecpat.net. 


Detajet e Lajmit
January 16, 2015
261
Kategoria