Tirane, 18 Korrik 2008 – Kuvendi, permes nje odiseje te gjate konsultimesh dhe diskutimesh ne komisionet parlamentare, miratoi ne parim me 74 vota pro dhe 6 abstenime projektligjin “Per barazine gjinore ne shoqeri”.
Ky projektligj parashikon ndermjet te tjerave si percaktim detyrues per te gjitha institucionet publike dhe jopublike qe te kene te pakten nje perfaqesim te grave ne masen e 30%-it.
Nje nga nxitesit kryesore per miratimin e ketij projektligji dhe vendosjen e kuotes 30%, ka qene edhe Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë.
Ky Koalicion në bashkëpunim me Rrjetin Millenium dhe me mbështetjen e UNIFEM, organizuan ne muajin prill një procedurë nënshkrimi publik të letër-kërkesës në mbështetje të miratimit të projekt-ligjit për barazi gjinore në shoqëri, si finalizim i një fushate sensibilizimi dyjavore në të gjithë Shqipërinë.
Kjo procedurë nënshkrimi publik e letër-kërkesës drejtuar përfaqësuesve të partive politike në vend, përfaqësuesve të parlamentit e qeverisë, u organizua me qëllimin për të nxitur një mbështetje dhe debat publik për miratimin e projekt-ligjit nga Kuvendi i Shqipërisë.
Kjo nisme u pasua edhe nga nje seance degjimore ne Parlament, me nen-komisionin e ligjeve, gjate seciles u diskutua perse ishte i rendesishem miratimi i ketij projektligji nga Kuvendi.
Tashme qe projektligji u miratua, Koalicioni ndihet i kenaqur per punen qe ka bere ne mbështetje të tij, i cili garanton mbrojtjen e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore në vendet e punës, komunitetet, shkollat dhe strukturat qeveritare si dhe një minimum prej 30 % të pjesëmarrjes së grave në vendimmarrje.