Tirane, 19 Nentor 2008 – Kuvendi, permes nje odiseje te gjate konsultimesh dhe diskutimesh ne komisionet parlamentare, miratoi Kodin e Ri Zgjedhor i cili perfshin edhe vendosjen e kuotes 30 perqind per pjesmarrjen e grave ne politike.
Ky Kod parashikon ndermjet te tjerave si percaktim detyrues per te gjitha partite qe te vendosin te pakten 30% gra si kandidate në zgjedhje.
Nje nga nxitesit kryesore per miratimin e ketyre ndryshimeve ne Kod dhe vendosjen e kuotes 30%, ka qene edhe Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë.
Ky Koalicion ka organizuar nje sere aktivitetesh e ka ndermarre nje sere iniciativash ne mbeshtetje te ndryshimeve ne Kod dhe sidomos te perfshirjes ne te te kuotes gjinore, si Konferenca e Deklarata per shtyp, fushata sensibilizimi te opinionit publik per rendesine e perfshirjes se kuotes ne Kod, takime e peticione drejtuar përfaqësuesve të partive politike në vend, përfaqësuesve të parlamentit e qeverisë.
Te gjitha keto jane organizuar me qëllimin për të nxitur një mbështetje dhe debat publik për perfshirjen e kuotes 30% ne Kod dhe miratimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë.
Tashme qe Kodi i Ri Zgjedhor u miratua dhe ne te u perfshi kuota gjinore, Koalicioni ndihet i kenaqur per punen qe ka bere ne mbështetje të tij, i cili garanton një përfaqësim dinjitoz të grave në jetën politike dhe në vendim-marrje, duke mundësuar kështu respektimin e të drejtave të grave si dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë. 


Detajet e Lajmit
November 19, 2008
299
Kategoria