
Tirane, 29-30 Maj 2008 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave, të Rinjve dhe Minoriteteve në Politikë ne kuader te programit te saj “Promovimi i Demokracise dhe i Qeverisjes se Mire nepermjet Partive Politike ne Shqiperi”, organizoi nje kurs trainimi dy ditor me teme “Te Drejtat e Minoriteteve dhe Pjesmarrja e tyre ne Politike”.
Qellimi i trainimit ishte forcimi i kapaciteteve te minoriteteve ne Shqiperi.
Per kete arsye, pjesmarres ne trainim ishin 16 perfaqesues te minoriteteve, organizatave qe punojne me/per ta si edhe studente te Fakultetit te Shkencave sociale.
Trainimi u pershtat ne menyre te tille qe ti pergjigjej nevojave qe kane keto minoritete. U synua dhenia e informacionit te nevojshem per tu njohur dhe per te gjetur rruget e pjesmarrjes se tyre ne proceset politike dhe ato vendimmarese ne vend.
Trainimi u mbeshtet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe SIDA/Suedi.
Kursi i tranimit u referua nga dy eksperte te CRCA-se, per ceshtjet e te drejtave te njeriut dhe ato politike. Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Trainimit të CRCA-s me titull “Ideologjia dhe partitë politike”.
Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi konsistoi ne nderthurjen e dhenies se materialit teorik me punen ne grupe e diskutimet.
Pjesmarresit treguan interes per temat e referuara gjate trainimit si: kush konsiderohet minoritet, instrumentat nderkombetare dhe te drejtat e minoriteteve, konventa kunder diskriminimit racial, roli i partive politike dhe grupeve te interesit ne shoqerite demokratike, rruget e bashkepunimit parti politike – grupe interesi, etj.