Tirane, 12-13 Shkurt 2009 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi –CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave dhe të Rinjve në Politikë, ne kuader te programit te saj “Gratë për Ndryshim”, organizon kursin e trainimit dy ditor me teme “Lobim dhe advokim me partitë politike dhe median për çështjet gender ” si faze e dyte pas trainimit te pare “Te Drejtat e Grave dhe Shqiperia”.
Ky kurs trainimi u adresohej grave dhe vajzave aktiviste pranë OJF-ve, partive politike të të gjithë spektrit politik, si dhe anëtarëve të shoqërisë civile në Tiranë.
Pjesmarres ne kete trainim ishin perfaqesuese te Forumeve Politike te Grave e te Rinjve, perfaqesues te OJF-ve qe punojne ne kete fushe si edhe institucioneve te ndryshme.
Qellimi i ketij cikli trainimesh ishte rritja e forcimi i kapaciteteve te ketyre forumeve e OJF-ve per te mbështetur dhe fuqizuar grate për të marrë pjesë në mënyrë të plotë dhe të barabartë në vendimmarrje. Kursi i tranimit dy ditor u dizenjua ne menyre te tille qe ti pergjigjej nevojave qe kane keto forume politike e OJF ne Tirane.
Trainimi u mbeshtet financiarisht nga UNIFEM.
Kursi i tranimit u referua nga eksperte te medias dhe ceshtjeve te politikes.
Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Trainimit të pergatitur per kete qellim.
Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi konsistoi ne nderthurjen e materialit teorik me punen ne grupe e diskutimet, qe informacioni te perthithej e perdorej sa me mire.
Disa nga temat e referuara gjate trainimit, te organizuar ne dy module, jane:Bashkëpunimi me median; Interesat e dyanshme; Përzgjedhja e partnerëve; “Identikiti” i njeriut të medias; Format e kontakteve dhe të bashkëpunimit;
Njoftimi, konferenca dhe deklarata për median; Targetimi i partive politike;
Angazhimi dhe sigurimi i vazhdimesise se angazhimit te partive politike;
Organizimi i fushates dere me dere ne mbeshtetje te grave kandidate; Mobilizimi i vajzave dhe grave per te votuar, etj.