
Tirane, 09-10 Prill 2009 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave dhe të Rinjve në Politikë ne kuader te programit te saj “Promovimi i Demokracise dhe i Qeverisjes se Mire nepermjet Partive Politike ne Shqiperi”, organizoi kursin e trainimit dy ditor me teme “Fushata Elektorale”.
Duke qene se ky vit eshte viti i zgjedhjeve elektorale u zgjodh tema e organizimit te fushates zgjedhore si tema me me interes per target grupin e zgjedhur qe ishin te rinjte aktiviste prane partive politike te te gjithe spektrit politik. Pjesmarres ne kete trainim ishin perfaqesuesit e Forumeve te te Rinjve prane PS-se, PD-se, LSI-se, PDK-se, PR-se, dhe PSD-se.
Qellimi i ketij kursi trainimi ishte forcimi i kapaciteteve te forumeve politike te te rinjve vecanerisht per menyren e organizimit te fushates. Kursi i tranimit dy ditor u dizenjua ne menyre te tille qe ti pergjigjej nevojave qe kane keto forume politike ne vend.
Trainimi u mbeshtet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe SIDA/Suedi.
Kursi i tranimit u referua nga ekspertja dhe trainerja e CRCA-se, per ceshtjet politike. Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Trainimit të CRCA-s me titull “Ideologjia dhe partitë politike” dhe u organizua ne tre module kryesore.
Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi qe konsistonte ne nderthurjen e materialit teorik me punen ne grupe u vleresua maksimalisht nga pjesmarresit.
Disa nga temat e referuara gjate trainimit si: hartimi i strategjise se fushates, planifikimi i fushates, rritja e pjesemarrjes se te rinjve ne votim, imazhi i fushates, etj. ngjallen interes dhe krijuan diskutim mes pjesmarresve.