Durres, 23-24 Prill 2009 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave dhe të Rinjve në Politikë ne kuader te programit te saj “Promovimi i Demokracise dhe i Qeverisjes se Mire nepermjet Partive Politike ne Shqiperi”, organizoi ne qytetin e Durresit kursin e trainimit dy ditor me teme “Fushata Elektorale”.

U zgjodh qyteti i Durresit per zhvillimin e ketij trainimi si vazhdim i trainimeve te meparshme te realizuar ne rrethe si Shkoder, Vlore, Korce etj. Duke qene se ky vit eshte viti i zgjedhjeve elektorale u zgjodh tema e organizimit te fushates zgjedhore si tema me me interes per target grupin e zgjedhur qe ishin grate aktiviste prane partive politike te te gjithe spektrit politik. Pjesmarres ne kete trainim ishin perfaqesuese te Forumeve te Grave prane PS-se, PD-se, LSI-se, PSD-se, dhe perfaqesues te disa OJF-ve lokale.
Qellimi i ketij kursi trainimi ishte forcimi i kapaciteteve te forumeve politike te grave vecanerisht per menyren e organizimit te fushates. Kursi i tranimit dy ditor u dizenjua ne menyre te tille qe ti pergjigjej nevojave qe kane keto forume politike.
Trainimi u mbeshtet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe SIDA/Suedi.
Kursi i tranimit u referua nga ekspertja dhe trainerja e CRCA-se, per ceshtjet politike. Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Trainimit të CRCA-s me titull “Ideologjia dhe partitë politike” dhe u organizua ne tre module kryesore.
Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi qe konsistonte ne nderthurjen e materialit teorik me punen ne grupe u vleresua maksimalisht nga pjesmarreset.
Disa nga temat e referuara gjate trainimit si: hartimi i strategjise se fushates, planifikimi i fushates, rritja e pjesemarrjes se grave me te drejte vote ne votim, imazhi i fushates, etj. ngjallen interes dhe krijuan diskutim mes pjesmarresve.


Detajet e Lajmit
April 23, 2009
392
Kategoria