Tirane, 12-13 Tetor 2010 – Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi – CRCA, ne bashkepunim me Koalicionin per Nxitjen e Pjesëmarrjes se Grave dhe të Rinjve në Politikë ne kuader te programit te saj “Promovimi i Demokracise dhe i Qeverisjes se Mire nepermjet Partive Politike ne Shqiperi”, organizoi nje kurs trainimi dy ditor me teme “Drejtimi i Partisë Politike”.

Ky kurs trainimi u adresohej te rinjve aktiviste prane partive politike te te gjithe spektrit politik, te rinjve te minoriteteve dhe shoqerise civile. Pjesmarres ne kete trainim ishin perfaqesuese te Forumeve Politike Rinore si nga PS, LSI, PR, PSD por edhe perfaqesues te minoriteteve si Klubi i Patrioteve te Rinj dhe OJF-ve qe punojne ne kete fushe si Forumi Rinia Aktive.
Qellimi i ketij kursi trainimi ishte forcimi i kapaciteteve te forumeve te te rinjve. Kursi i tranimit dy ditor u dizenjua ne menyre te tille qe ti pergjigjej nevojave qe kane keto forume politike ne vend si edhe te rinjte, per te rritur pjesmarrjen e tyre ne vendimmarrje.
Trainimi u mbeshtet financiarisht nga Olof Palme International Center dhe SIDA/Suedi.
Materiali i referuar gjate trainimit u bazua ne Manualin e Trainimit të CRCA-s per Partite dhe Forumet Politike ne Shqiperi. Trainimi u organizua në dy module kryesore trainimi: a. Organizimi dhe pjesëmarrja në parti politike dhe b. Teknika të komunikimit me publikun.
Metodologjia e perdorur ne kete kurs trainimi qe konsistonte ne nderthurjen e materialit teorik me punen ne grupe dhe diskutime u vleresua maksimalisht nga pjesmarresit.
Tema te tilla si: Demokracia e brendëshme në partitë politike, Komunikimi brenda partisë, Roli i forumeve Rinore në vendimarrjet lokale, Komunikimi me publikun, Konferenca e shtypit, Mbledhja e fondeve, etj., ngjallen interes dhe krijuan diskutim mes pjesmarresve.


Detajet e Lajmit
October 12, 2010
301
Kategoria