Deklaratë e ECPAT – lider ndër rrjetet e organizatave të të drejtave të fëmijës, i cili punon për mbrojtjen e të drejtat themelore të fëmijëve anembanë botës.
20 Tetor 2015, Bruksel – Krizat dhe luftërat e kohëve të fundit në disa shtete, përfshirë Sirinë, Afganistanin dhe midis të tjerëve Eritrenë, kanë ndikuar që dhjetra qindra refugjatë të mbërrijnë në Bashkimin Europian nga Europa jugore dhe deti Mesdhe. Në mesin e tyre ka një numër të konsiderueshëm fëmijësh, disa prej të cilëve janë të ndarë prej familjeve të tyre.
Të gjithë këta fëmijë janë jashtëzakonisht vulnerabël ndaj një sërë abuzimesh dhe mund të arrijnë në Europë viktima të trafikimit. Është me rëndësi që këta fëmijë të identifikohen hershëm dhe të kenë mbrojtjen që u nevojitet për të parandaluar abuzimin e mëtejshëm dhe ndaluar zhdukjen e tyre. Fëmijë të tjerë që vijnë në Europë, me ose pa familjet e tyre, janë gjithashtu shumë të pambrojtur ndaj shfrytëzimit dhe kërkojnë vemendje të veçantë për të parandaluar rreziku i shfrytëzimit të bëhet  realitet.
Përpara kësaj krize të madhe, rëndësia e një sistemi mbrojteje të fuqishëm nuk mund të nënvlerësohet. Nëse kjo përkthehet në kontrolle për precedentë penalë për vullnetarët që punojnë me refugjatët apo në financimin e hetimeve për të shpërbërë grupet e trafikuesve, qoftë të organizuara apo jo, nivelet e nevojshme të mbrojtjes së fëmijëve në të gjitha fazat nuk duhen lënë pa mbështetje. Nevoja për të mbrojtur dhe përkrahur të drejtat e fëmijëve dhe ligjet për mbrojtjen e tyre, është më e rëndësishme se kurrë, në mënyrë që të krijohet një mjedis mbrojtës për të gjithë fëmijët e ardhur si refugjatë,  si dhe për të punuar drejt gjetjes së zgjidhjeve të qëndrueshme për secilin prej tyre.
Raportet kryesore të Agjensisë të të Drejtave Themelore mbi kujdestarinë për fëmijët e privuar nga kujdesi prindëror në BE, ka nxjerrë në pah nevojën për funksionimin e sistemeve të kujdestarisë në mënyrë që të mbrojë fëmijët që janë viktima të trafikimit ose ata që janë në rrezik të shfrytëzimit – në përputhje me Strategjinë e BE-së “Drejt Zhdukjes së Trafikimit të Qenieve Njerëzore 2012-2016”. Ajo pranon vulnerabilitetin e këtyre fëmijëve dhe identifikon sistemet e kujdestarisë, si një masë efektive për të identifikuar viktimat dhe për të parandaluar abuzimin. Megjithatë, mënyra në të cilën Shtetet Anëtare individualisht përforcojnë ligjet për mbrojtjen e fëmijëve dhe fakti që mënyra se si  veprojnë sistemet e kujdestarisë ndryshojnë gjerësisht, mund të jetë një faktor tregues që fëmijët janë vënë në rrezik.
ECPAT nxit Komisionin Evropian për të siguruar që të gjithë fëmijët e prekur në krizën e refugjatëve të jenë prioritet dhe të mbrohen në mënyrë efektive nëpërmjet  një përgjigje strategjike të mire planifikuar dhe financuar. Sistemet e mbrojtjes në të gjitha Shtetet Anëtare dhe vendet fqinje duhet të jenë të qëndrueshëm, bashkëpunues dhe ndërkufitar në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Komisioni Evropian duhet të udhëheqë rrugëtimin e promovimit të të drejtave të refugjatëve dhe fëmijëve emigrantë që po vijnë apo që janë tashmë në Europë, duke siguruar që, përkundër sfidave me të cilat ballafaqohen në jetën e tyre të re, ata janë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre dhe të jetojnë jetën e tyre të lirë prej kërcënimi të abuzimit.
Nënshkruese të deklaratës: Qendra e për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, ECPAT Belgjikë, ECPAT UK, Fondacioni “Fëmijët e Askujt”, Shoqëria e Fëmijëve të Neglizhuar / ECPAT Bullgari.
Katlijn DECLERCQ, Zëvendës-Kryetare e ECPAT International.


Detajet e Lajmit
November 2, 2015
333
Kategoria