TERMAT E REFERENCES
Pozicioni:
Koordinator Kombëtar për Fëmijët dhe të Rinjtë
Punëdhënës:
CRCA/ECPAT Shqipëri
Kohëzgjatja:
12 muaj (1 muaj provë)
CRCA/ECPAT Shqipëri është një ndër organizatat më të vjetra joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, që punon prej 24 vjetësh për të nxitur respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe studimeve, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve.
Në kuadër të veprimtarisë së saj CRCA/ECPAT po kërkon të punësojë një Koordinator Kombëtar për Fëmijët dhe të Rinjtë për punësim të menjëhershëm në Tiranë.
KRITERET E PRANIMIT
Kandidati/ja duhet të përmbushë këto kritere:
Të jetë i/e diplomuar në Shkenca Politike, Punë Sociale, Juridik etj;
Të ketë njohuri rreth të drejtave të të rinjve, legjislacionit kombëtar, aktet ndërkombëtare dhe institucioneve në nivel qendror dhe lokal;
Të ketë të paktën 3 vjet punë dhe angazhim në pozicione të ngjashme;
Të ketë njohje shumë të mirë të sektorit te OSHC-ve Rinore, levizjeve rinore etj në Shqipëri dhe Europë;
Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale;
Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;
Të ketë njohje shumë të mirë të institucioneve që punojnë për të rinjtë në nivel qendror dhe vendor;
Aftësi të mira në shkrim raportesh në fushën e të drejtave të të rinjve;
Të jetë njohës/e i/e mire i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë);
Të mos jetë dënuar më parë;
PERGJEGJESITE
Koordinator Kombëtar për Fëmijët dhe të Rinjtë pranë CRCA/ECPAT Shqipëri:
Monitoron situatën e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në vend, angazhimet e institucioneve qendrore dhe vendore etj;
Evidenton raste të shkeljes së të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve;
Monitoron angazhimet e institucioneve lokale dhe qendrore dhe harton raporte periodike rreth situatës së fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri;
Koordinon punën e CRCA/ECPAT Shqipëri me organizatat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri;
Lehtëson punën dhe funksionimin e Parlamentit Rinor, Ambasadorëve të të Rinjve dhe Samitit të Vajzave;
Merr pjesë në seanca dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë, komisionet parlamentare, ministritë përgjegjëse etj;
Respekton Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe të Rinjve të CRCA/ECPAT Shqipëri dhe monitoron zbatimin e saj;
Raporton tek Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri.
DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Sigurohuni që këto dokumenta të dërgohen me e-mail në një dokument të vetëm:
Kopje të Diplomës se Universitetit dhe Master (3+2);
Një kopje të CV-së;
Dy emra të cilët mund t’ju rekomandojnë dhe kontaktet e tyre (tel / celular / email);
Dëshmi Penaliteti (kjo vlen vetëm për personat që do të ftohen në intervistë);
DEKLARATA E MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT
CRCA/ECPAT Shqipëri bën të pamundurën për të eleminuar konfliktet e interesit ndërmjet anëtarëve të stafit të saj dhe kandidatëve për punësim CRCA/ECPAT Shqipëri. Për këtë qëllim, çdo aplikant është i detyruar të njoftojë CRCA/ECPAT Shqipëri nëse ekziston një konflikt i tillë në e-mail që shoqëron dokumentacionin e aplikimit. Mos-njoftimi mund të përbëjë shkak për skualifikim.
CRCA/ECPAT Shqipëri është një organizatë që garanton mundësi të barabarta për punësim për këdo. Në mënyrë të posaçme ne nxisim gratë dhe vajzat, pjestarët e komuniteteve Rome, Egjyptiane, LGBTI etj që të aplikojnë për punësim.
BËNI KUJDES!
Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të CRCA/ECPAT Shqipëri do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht. Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit. Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton lidhjen e kontratës me kandidatin/en.
AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është dat 5 Dhjetor 2021. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me email në adresën: crca@crca.al
PUNA dhe PAGA
Puna është me kohë të plotë. Pozicioni kërkon që personi të udhëtojë për qëllime të punës dhe shërbimit. Paga për këtë pozicion do të jetë e nivelit të mesëm, sipas sistemit të pagave në organizatat joqeveritare dhe përfshin pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, numrin e celularit të dhënë nga zyra, pushimet vjetore dhe ato dimërore etj.
PYETJE DHE KONTAKTE
Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem kontaktoni në adresën e e-mail: crca@crca.al