CRCA/ECPAT Shqipëri në sajë të projektit “Shërbime të Integruara me Një Ndalesë, mbështëtur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët ka marrë në iniciativë të zhvillojë mes disa kurseve të tjera, edhe kursin e fotografisë. Ky kurs do të finalizohet edhe me një konkurs mes të rinjve, i cili ka për qëllim të zhvillojë tek të rinjtë potencialin e fotografisë e cila nuk cilësohet vetëm si shkrepje por të mbartë histori dhe artin e së bukurës. Ndërthurja e një aktiviteti të tillë ështe sa edukues edhe argëtues ku përmes artit dhe kreativitetit, krijohet një mundësi për të shprehur emocionet dhe për të ndarë histori përmes imazheve. Çdo foto është një dritare në një moment të veçantë, një ftesë për të parë realitetin përmes syve të tjerë. Ky konkurs, përveçse është një garë, është gjithashtu një mundësi për t’u frymëzuar nga krijimet e të tjerëve. Ai nxit bashkëpunimin dhe dialogun mes të rinjve dhe të ftuarve duke sjell një histori, një përvojë, një ndjesi që pasuron mozaikun e krijimtarisë. Konkursi i fotografisë do të na kujtojë se çdo imazh ka fuqinë të nxisë emocione, të provokojë mendime dhe të frymëzojë veprime. Në fund të fundit, fotografitë që dalin nga ky konkurs janë më shumë se thjesht fotografi! Jo më kot nuk ka asnjë temë mbi fotografinë. Tema është E LIRË! Çdokush do të sjellë ato imazhe që e lidhen me pasqyrimin e syve të çdo të riu pjesëmarrës në konkurs.
Fituesit do të shpallen gjatë panairit,dhe do të marrin çmimet përkatëse, të menduara me shumë kujdes nga CRCA/ECPAT Shqipëri. Gjithashtu, punët e zgjedhura do të dhurohen në institucione të ndryshme të qarkut Korçë, në mënyrë që të ekspozohen në mjediset e tyre.
Një grup profesionistësh nga bota e fotografisë do të vlerësojë punët dhe do të përzgjedhë fituesit bazuar në kreativitet, teknikë dhe lidhjen me temën e konkursit.
Pjesëmarrës i konkursit ka të drejtën të jetë çdo i ri që banon në Qarkun Korçë, në bashkinë Korçë, Pogradec, Devoll, Malië dhe i përket moshës 14-22 vjeç
Deadline: 6 Dhetor 2024