
Utica – Tiranë, 19 nëntor 2024 – Konferenca e të Drejtave të Fëmijëve Utica-Shqipëri të martën, më 19 Nëntor, festoi Ditën Botërore të Fëmijëve dhe mblodhi së bashku kolegë nga Universiteti i Utica, në shtetin e New York të SHBA-ve, dhe Shqipëria për të diskutuar mbi Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës dhe Kujdesin e Informuar për Traumën.
Konferenca u organizua nga Melissa Racioppa, Asistent-Profesore e Psikologjisë-Jeta e Fëmijëve dhe Patrice Hallock, Dekane e Profesioneve të Shëndetit dhe Arsimit, në partneritet me CRCA/ECPAT Shqipëri, një OJF lider për të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor. Ajo u mbështet nga Utica’s Division of Diversity, Equity, and Inclusion.
Folës të ftuar ishin Asistent Profesore e Terapisë Profesionale të Utikës, Cicily Talerico, dhe Drejtori Ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri, Altin Hazizaj.
Konferenca u ndoq nga të paktën 57 ekspertë dhe profesionistë, të cilët diskutuan mbi sfidat në të drejtat e fëmijëve në të dy vendet, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara është i vetmi vend në botë që ende nuk ka ratifikuar Konventën e OKB-së për të Drejtat e Fëmijës.
Konferenca u ndërtua mbi historinë e gjatë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut mbështetur nga Universiteti Utica që nga viti 1991 kur profesor Ted Orlin punoi si anëtar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit për të ndjekur penalisht shkeljet e të drejtave të njeriut pas rrezimit të diktaturës së Enver Hoxhës në vitin 1985. Kjo punë çoi në zhvillimin e kurrikulave të të drejtave të njeriut në programin e Shkencave Politike të Universitetit të Utikës. Që nga ajo kohë, Universiteti ka mbështetur Festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, që mbahet çdo vit në Tiranë, dhe shkollën në fushën e antropologjisë mjeko-ligjore në Butrint.