Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri, mori pjesë në takimin e pare të Grupit Parlamentar “Miiqtë e Fëmijëve”. Në takimin e organizuar nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë në bashkëpunim me UNICEF dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve-CRCA Shqipëri, ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesja e UNICEF-it në Shqipëri, deputetë, përfaqësues të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.
Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” përbëhet nga 24 deputetë dhe funksionon si një grup ad-hoc në Kuvendin e Shqipërisë. Ky grup është një zë i fuqishëm i respektimit, mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve duke i bërë prioritet të legjislacionit, politikave dhe institucioneve në mbarë vendin
Gjatë këtij takimi, Koordinatorja e Koalicionit për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri , Znj. L. Pino, solli në vëmendje të të pranishmëve disa nga problematikat që hasin fëmijët në aksesin në arsim. Gjatë fjalës të saj ajo u shpreh se fëmijët e varfër, fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e komunitetit Rom si dhe vjazat përballen çdo ditë me bariera, të cilat nuk ju lejojnë që të ulen në bankat e shkollës ashtu si bashkëmoshatarët e tyre.
Disa ndër rekomandimet e drejtuara gjatë takimit janë:
Të rritet me jo më pak se 5% e GDP buxhti për arsimin duke filluar nga viti 2016;
Hartimi i një Vendimi të KM për futjen e ushqimit falas në shkollat publike për çdo fëmijë;
Monitorimi i përmbushjes së standarteve të infrastrukturës shkollore, kualiikimit të edukatorëve dhe mësuesve si dhe materialeve didaktike bazuar në nevojat e fëmijëve me aftësi të kufizuara;
Pajisja me tekste falas të të gjithë fëmijëve në nevojë që ndjekin arsimin e detyrueshëm parauniversitar në Shqipëri;
Garantimi i mësuesit mbështetës të mirëtrajnuar në të gjitha shkollat e frekuentuara nga fëmijët me aftësi të kufizuara;
Të rishikohet skema e ndihmës ekonomike me qëllim që të rritet shuma e përfitimi për çdo familje, e cila ka në përbërjen e saj fëmijë që ndjekin arsimin e detyruar parauniversitar publik.
Për më tepër informacion kontaktoni Zjn.Linda Pino, email linda.pino@crca.al tel: 00355 67 60 75400