
CRCA është një organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, e cila punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve.
Gjatë veprimtarisë së saj, CRCA promovon, veçanërisht, respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të drejtave të njeriut, të grave dhe të minoriteteve. CRCA është pjesë dhe një nga themeluesit e Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, një rrjet ky i përbërë nga më shumë se 80 anëtarë nga shoqëria civile dhe fusha të ndryshme të jetës në vend
Për të realizuar një faqe të përshtatshëm dhe lehtësisht të aksesueshëm CRCA, do të kontaktojë një ekspert web-i, i cili do të mirëmbaje faqen e internetitwww.crca.al.
Qëllimi kryesor:
Eksperti do të mirëmbaje faqen e websitet www.crca.al në të gjitha dimensionet e saj.
Kërkesat dhe përgjegjësitë e kontraktorit:
Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:
Kontraktori do të ndërmarrë këto përgjegjësi:
Analizon funksionin aktual të web-faqes www.crca.al;
Mirmban faqen e websitet www.crca.al në aspektin viziv dhe teknik;
Ofron ekspertizen teknike për të krijuar, menaxhuar dhe rinovuar faqen e websitet www.crca.al;
Instalon software dhe kujdeset për parametrat e sigurise se faqes;
Projekton dhe zhvillon teknikisht kategori të reja për web-faqen www.crca.al bazuar në nevojat e organizatës;
Ofron sherbim IT sipas nevojes, jo me pak se 2 here ne muaj.
Ekspertët mund të dergojnë CV e tyre me email ne adresen info@crca.al ose me poste ne adresen Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane brenda dates 31 janar 2016.