Ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar çdo lloj forme të dhunës të ushtruar ndaj fëmijëve në Institucione Rezidenciale publike (Jetimore).

Drejtuar:         Znj. Lindita Nikolla                
Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë dhe Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”
 

Për dijeni:      Znj. Erisa Xhixho, Nën-kryetare e KDMF
                          Znj. Ina Zhupa, Nën-kryetare e KDMF 
                          Znj. Desantila Tahiraj, Nën-kryetare e KDMF
 
Subjekti:         Ngritja e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të hetuar çdo lloj forme të dhunës të ushtruar ndaj fëmijëve në Institucione Rezidenciale publike (Jetimore).
 
 
E nderuar Znj. Nikolla,
 
Në emër të CRCA/ECPAT Shqipëri, ju shpreh ju dhe nën-kryetareve të GDMF, mirënjohjen tonë për punën dhe aktivitetin e bërë deri më sot në promovimin e të drejtave të fëmijëve. 
Nisur nga rasti i dates 28 Shtator 2022 në Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, ku edukatorja ka dhunuar fizikisht  tre fëmijë, dhe duke marrë nën konsiderate edhe shumë raste të tjera të mëparshme në institucione rezidenciale në të cilat janë konsistuar forma të abuzimit fizik dhe seksual.
CRCA/ECPAT Shqipëri kërkon nga ju personalisht, si nënë mbi të gjitha, dhe sigurisht si kryetare e Grupit të Deputetëve “Miqtë e Fëmijëve” ngritjen urgjente të një Komision Hetimor Parlamentar për të hetuar të gjitha format e dhunës që mund të jenë ushtruar ndaj fëmijëve në Institucionet Rezidenciale publike (Shtëpitë e Fëmijëve) në Shqipëri. Ky hetim duhet të përfshijë përgjegjësitë institucionale dhe individuale të drejtuesëve dhe stafit të këtyre institucioneve, si edhe rolin që kanë luajtur institucionet përgjegjëse shtetërore (Shërbimi Social Shtetëror / Policia e Shtetit etj) në mos raportimin e rasteve të dhunës apo shfrytëzimit të fëmijëve.
Fëmijët që jetojnë në institucione rezidenciale publike janë nën kujdesin e shtetit shqiptar, pjesë e të cilit jemi të gjithë. Ne kemi jo vetëm detyre që të kujdesemi për këta fëmijë, por mbi të gjitha ti mbrojmë nga çdo formë dhune, abuzimi dhe shfrytëzimi. Qytetarët shqiptarë paguajnë taksa që këto institucione të jenë në pararojë të kujdesit dhe mbrojtjes së fëmijëve që për shumë arsye përfundojnë të strehon në to. Si një ndër organizatat kryesore të shoqërisë civile, si një subjekt tatim-pagues dhe si qytetarë ne nuk mund të pranojmë që të bëhemi palë me dhunën dhe shfrytëzimin e fëmijëve në institucione publike. Çdo fëmijë që mund të jetë dhunuar në këto institucione është dhunuar edhe në emrin tënd, timin dhe të të gjithë shoqërisë shqiptare! Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme!
Ne mirëpresim jo vetëm krijimin e këtij Komisioni Hetimor, mundësisht sa më të pavarur nga politika, duke rekomanduar edhe vendosjen e një personaliteti në fushën e të drejtave të fëmijëve (gjykatës, avokat, jurist, punonjës social etj) në krye të këtij komisioni, por nga ana tjetër jemi po aq të gatshëm të asistojmë dfhe mbështesim punën e tij. Asnjë fëmijë nën kujdesin e shtetit nuk duhet dhe nuk mund të lihet në mëshirën e njerëzve që kryejnë krime ndaj tyre!
VEPRONI SOT!
 
 
Sinqerisht,
 
Altin Hazizaj
Drejtor Ekzekutiv
 


Deetajet e Lajmit
September 30, 2022
128
Kategoria