Të sfidojmë botën e hekurave

Të sfidojmë botën e hekurave

EKSPOZITË NË KUADËR TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Tiranë, 10 Dhjetor 2012 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri –CRCA / DCI Shqipëri në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Institucionet e Ekzekutimit të Veprave Penale për të Mitur ( I.E.V.P Jordan Misja, I.E.V.P Shën-Koll, I.E.V.P Korçë, I.E.V.P Kavajë dhe I.E.V.P Vlorë)  organizuan ekspozitën “Liria përmes Fotografisë”.

Organizimi i kësaj ekspozite u mbështet finaciarisht nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

Qëllimi i këtij aktivitetit ishte ekspozimi i rreth 30 fotografive të realizuara nga të miturit në konflikt me ligjin të cilët përmes fantazisë së tyre dhe apartit fotografik kanë fiksuar momente dhe objekte që për ta simbolizojnë lirinë përtej hekurave. Për herë të parë ky bashkëpunim i dha fëmijëve një mundësi të sfidojnë botën e mbyllur duke shfaqur vlerën e lirisë.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme dhe nga organizatat jo-qeveritare që punojnë në fushën e administrimit të drejtësisë për të mitur në Shqipëri si dhe përfaqësues të lartë të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë, Avokati i Popullit etj.

Ekspozita u mbajt për rreth dy orë në ambjentet e Teatrit Kombëtar në Tiranë ku fotografitë më të spikatura u vlerësuan me 3-çmime simbolike. Për këto tre çmime u dha aparat fotografik, play stations dhe Headfones.  Konkretisht çmimet u ndanë për I.E.V.P Kavajë, Vlorë dhe Tiranë.

Kjo iniciative synon të ekspozojë këto punime edhe në ambjente të tjera në formën e një ekspozite levizëse për publikun e gjerë.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL