Aktivitet argëtues në kuadër të 8-marsit “Përkrah njëri - tjetrit !”

Aktivitet argëtues në kuadër të 8-marsit “Përkrah njëri - tjetrit !”

Tiranë, 08 Mars 2013 - Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri –CRCA në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe të Rinjtë e Rrjetit Vullnetarë Shqiptarë organizuan në ambjentet e Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale Jordan Misja (313) një festë në kuadër të  8 marsit me të miturit e këtij institucioni.

Fokusi i këtij aktiviteti ishte argëtimi i të miturve me lojra të ndryshme të përgatitura nga grupi duke bashkëvepruar e ndarë eksperienca me bashkëmoshatarët, lehtësimi i jetesës në institucion përmes këtyre aktiviteteve por dhe diskutim i hapur e studime rastesh me fokus marrëdhëniet nënë-fëmijë.

Ky aktivitet ofrohet në kuadër të programit “Qielli është i të Gjithëve” me mbështetje nga Programi i Granteve të Vogla i Komisionit për Demokraci i Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

Të rinjtë vullnetarë Shqiptarë në mënyrë periodike angazhohen në aktivitete me të miturit në konflikt me ligjin duke i mbështetur këta të fundit në proçesin e ri-integrimit të tyre  dhe ofruar një ditë ndryshme përmes programeve argëtuese e rekreative midis bashkmoshatarëve.

Përmes një programi argëtues 23 të mitur të këtij institucioni u përfshinë aktivisht dhe u angazhuan në realizimin e lojrave të ndryshme duke vënë në fokus respektimin e rregullave, nxitjen e imagjinatës, bashkëveprimin në grup, marrjen e vendimeve, dhënien dhe marrjen e fedbackut dhe argëtimin e të gjithëve.  Të rinjtë sëbashku performuar lojra për njohjen më mirë të njëri –tjetrit, lojra për thyerjene e akullit, për gjallërimin e grupit, role të ndryshme etj.

Pjesa e mbushur me emocione të thella, që la mbresa te pjesmarrësit dhe që preku më së shumti ishte loja “Letra ime” përmes së cilës të gjithë pjesamrrësit dërguan urime drejtuar nënave të tyre për 8 Marsin nga ambjenti i pritjes së gjykimit.

Në fund të kësaj nisme pjesmarrësit u përshëndetën me njëri tjetrin dhe shprehën interes për zhvillimin e sa më shumë aktiviteteve me bashkëmoshatarë duke ndihmuar në lehtësimin e pritjes së dënimit dhe mbajtjen në kontakt të vazhdueshme me atë se çfarë ndodh jashtë një institucioni të pritjes së gjykimit.

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL