THIRRJE PËR EKSPERTË

THIRRJE PËR EKSPERTË

Pozicioni:                     PSIKOLOG/E

Punëdhënës:               CRCA/ECPAT Shqipëri

Kohëzgjatja:                deri në 31 Dhjetor 2019 (1 muaj provë)

CRCA/ECPAT Shqipëri është një ndër organizatat më të vjetra joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, që punon prej 22 vjetësh për të nxitur respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe studimeve, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve.

Gjatë veprimtarisë së saj, CRCA/ECPAT Shqipëri promovon veçanërisht respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të drejtave të njeriut, të grave dhe të minoriteteve.

Në kuadër të hapjes së Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale në Shqipëri, CRCA/ECPAT Shqipëri po kërkon të punësojë 1 Psikolog/e person për punësim të menjëhershëm në Tiranë.

KRITERET E PRANIMIT

Kandidati/ja duhet të përmbushë këto kritere:

a) Të jetë i/e diplomuar në Psikologji dhe mundwsisht të zotërojë liçensën e Psikologut;

c) Të ketë të paktën 3 vjet punë dhe eksperience në këshillim ose shwrbime komunitare;

ç) Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;

d) Të ketë eksperience pune me fëmijët, familjet, tw rinjtw (përbën përparësi puna me fëmijë, adoleshentë dhe të rritur viktima të dhunës seksuale);

e) Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale ndaj fëmijëve;

f) Të jetë njohës/e i/e mire i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë);

DETYRAT E POZICIONIT TE KERKUAR

Psikologu/ia pranë Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga dhuna seksuale në Shqipëri:

  1. Ofron informim dhe këshillim për fëmijët / të rinjtë që janë viktima të dhunës seksuale në Tiranë dhe familjarët e tyre;
  2. Bën në vazhdimësi vlerësimin psikologjik të fëmijës/të ri/e të abuzuar seksualisht dhe situatës famijare;
  3. Vëzhgon, ndjek dhe plotëson dosjen e klientit si dhe databazën e të dhënave të rasteve;
  4. Ofron trajtim psikologjik individual ose në grup;
  5. Vlerëson marrëdhëniet familiare të klientit dhe identifikon personat e rëndësishëm për të.
  6. Ofron trajnim të shprehive (shprehi emocionale, konjitive, sociale, praktike etj);
  7. Sugjeron ndërhyrje në situata krize emocionale;
  8. Planifikon dhe realizon ndërhyrje psiko – edukative në familje;
  9. Zhvillon orë të hapura informuese dhe ndërgjegjësuese në shkolla, universitete, konferenca etj për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga dhuna seksuale;
  10. Zhvillon takime informuese dhe trajnime me zyrtarë publikë të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, të sistemit të drejtësisë etj;
  11. Raporton tek Menaxheri pranë Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga dhuna seksuale në Shqipëri (CRCA /EPAT Shqipëri)
  12. Respekton Kodin Etik të Psikologut.

DOKUMENTACIONI I PRANIMIT

(Sigurohuni që këto dokumenta të dërgohen me email në një file të vetëm):

  1. Kopje të skanuar të Diplomës se Universitetit; 
  2. Kopje të Liçensës së Psikologut(për ata që kanë kaluar provimin);
  3. Një kopje e CV-së;
  4. Dy emra të cilët mund t’ju rekomandojnë si dhe së bashku me kontaktet e tyre (tel / celular / email);
  5. Dëshmi Penaliteti (vetëm për personat që do të ftohen në intervistë);

DEKLARATA E MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT

CRCA/ECPAT Shqipëri bën të pamundurën për të eleminuar konfliktet e interesit ndërmjet antarëve të stafit të saj dhe kandidatëve për punësim CRCA/ECPAT Shqipëri. Për këtë qëllim, çdo aplikant që aplikon është i detyruar të njoftojë CRCA/ECPAT Shqipëri nëse ekziston një konflikt i tillë në e-mail që shoqëron dokumentacionin e aplikimit. Mosnjoftimi mund të përbëjë shkak për skualifikim.

CRCA/ECPAT Shqipëri është një organizatë që garanton mundësi të barabarta për punësim për këdo. Në mënyrë të posaçme ne nxisim gratë dhe vajzat, pjestarët e komuniteteve Rome, Egjyptiane, LGBTI etj që të aplikojnë për punësim.

BËNI KUJDES!

Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të CRCA/ECPAT Shqipëri do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht.

Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit.

Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton lidhjen e kontratës mekandidatin/en.

Dokumentat duhen dorëzuar në 1 file të vetëm, që mban emrin e personit që aplikon dhe pozicionin, me e-mail, pra jo të ndara dokumentet apo veç e veç!

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 30 Korrik 2019. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me email në adresën: info@crca.al

PUNA dhe PAGA

Puna është 8 orë në ditë dhe rreth 40 orë në javë. Paga për këtë pozicion do të jetë e nivelit bazë ose të mesëm, sipas sistemit të pagave në organizatat joqeveritare, dhe përfshin pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

PYETJE DHE KONTAKTE

Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem kontaktoni në adresën e e-mail: info@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL