THIRRJE PËR EKSPERTË

THIRRJE PËR EKSPERTË

Pozicioni:                     Avokat/e

Punëdhënës:               CRCA/ECPAT Shqipëri

Kohëzgjatja:                1 vit (1 muaj provë)

CRCA/ECPAT Shqipëri është një organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, e cila punon për të promovuar respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve.

Gjatë veprimtarisë së saj, CRCA/ECPAT Shqipëri promovon veçanërisht respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të drejtave të njeriut, të grave dhe të minoriteteve.

Në kuadër të hapjes së Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Dhuna Seksuale në Shqipëri, CRCA/ECPAT Shqipëri po kërkon të identifikojë 12 persona për t’i kontraktuar si ekspertë të jashtëm (për t’u thirrur sipas nevojës së Qendrës) në pozicionin avokatit/es. Personat e kërkuar duhet të jenë nga qarku e Beratit, Dibrës, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit, Lezhës, Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës.

KRITERET E PRANIMIT

Kandidati/ja duhet të përmbushë këto kritere:

a) Të jetë i/e diplomuar për Drejtësi dhe të zotërojë liçensën e Avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë;

c) Të ketë të paktën 3 vjet punë si avokat;

ç) Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;

d) Të ketë eksperience pune me fëmijët (përbën përparësi puna me fëmijë, adoleshentë dhe të rritur viktima të dhunës seksuale);

e) Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale ndaj fëmijëve;

f) Të jetë njohës/e i/e mire i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë);

DETYRAT E POZICIONIT TE KERKUAR

Avokati/ja pranë Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga dhuna seksuale në Shqipëri:

  1. Ofron Informim ligjor për familjen dhe fëmijën e abuzuar mbi të drejtat e viktimës në procesin penal;
  2. Ofron këshillim ligjor falas për fëmijët e abuzuar seksualisht në qarkun ku jeton dhe punon;
  3. Ndjek rastin e fëmijës;
  4. Vëzhgon, ndjek dhe plotëson dosjen e fëmijës;
  5. Ofron mbrojtje ligjore;
  6. Zhvillon takime me fëmijën dhe familjarë të fëmijës;
  7. Në përputhje me procedurat hetimore, avokati/ja merr pjesë në procesin gjyqësor, mund të pyesë personin e mbrojtur prej tij, dëshmitarët dhe ekspertët, të lexojë dhe të njohë në përfundim të hetimit të gjitha aktet e dokumentet, që janë të lidhura me cështjen dhe t’ i nënshkruajë ato;
  8. Raporton tek Menaxheri pranë Qendrës Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve nga dhuna seksuale në Shqipëri.

DOKUMENTACIONI I PRANIMIT

(Sigurohuni që këto dokumenta të dërgohen me email në një file të vetëm):

a) Kopje të skanuar të Diplomës se Universitetit dhe liçensës së Avokatit nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë;

b) Një kopje e CV-së;

c) Dy emra të cilët mund t’ju rekomandojnë si dhe së bashku me kontaktet e tyre (tel / celular / email);

d) Dëshmi Penaliteti (vetëm për personat që do të ftohen nga CRCA/ECPAT Shqipëri në intervistë);

e) Ofertë financiare (në bazë ditë pune/bazë mujore).

DEKLARATA E MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT

CRCA/ECPAT Shqipëri bën të pamundurën për të eleminuar konfliktet e interesit ndërmjet antarëve të stafit të saj dhe kandidatëve për punësim CRCA/ECPAT Shqipëri. Për këtë qëllim, çdo aplikant që aplikon është i detyruar të njoftojë CRCA/ECPAT Shqipëri nëse ekziston një konflikt i tillë në e-mail që shoqëron dokumentacionin e aplikimit. Mosnjoftimi mund të përbëjë shkak për skualifikim.

CRCA/ECPAT Shqipëri është një organizatë që garanton mundësi të barabarta për punësim për këdo. Në mënyrë të posaçme ne nxisim gratë dhe vajzat, pjestarët e komuniteteve Rome, Egjyptiane, LGBTI etj që të aplikojnë për punësim.

BËNI KUJDES!

Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të CRCA/ECPAT Shqipëri do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht.

Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit.

Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton lidhjen e kontratës mekandidatin/en.

Personit që do të gjykohet si kandidati/ja më i/e sukseshëm mund t’i kërkohet që të kalojë 1 muaj prove në punë, përpara ofrimit të kontratës së punës.

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 3 Qershor 2019. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me email në adresën info@crca.al

PYETJE DHE KONTAKTE

Për çdo pyetje qëmund të keni ju lutem kontaktoni në adresën e e-mail: info@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL