AVOKAT/E PENALIST / JURIST/E

AVOKAT/E PENALIST / JURIST/E

Pozicioni:                     AVOKAT/E PENALIST / JURIST/E

Punëdhënës:               CRCA/ECPAT Shqipëri

Kohëzgjatja:                12 muaj (3 muaj provë)

CRCA/ECPAT Shqipëri është një ndër organizatat më të vjetra joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse, që punon prej 22 vjetësh për të nxitur respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, për t’i mbrojtur ata nga dhuna, abuzimi dhe shfrytëzimi, për të zhvilluar të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të rritur pjesëmarrjen e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet avokatësisë, përmirësimit të politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe studimeve, si dhe krijimit të modeleve të mira të shërbimeve për kujdesin dhe mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve.

Gjatë veprimtarisë së saj, CRCA/ECPAT Shqipëri promovon veçanërisht respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të drejtave të njeriut, të grave dhe të minoriteteve.

Në kuadër të Zyrës sëMbrojtjes Ligjore Falas Për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri dhe dy programeve tona për drejtësinë për të mitur dhe për parandalimin e dhunës seksuale për fëmijët, CRCA/ECPAT Shqipëri po kërkon të punësojë 2 avokatë / Juriste për punësim të menjëhershëm në Tiranë.

KRITERET E PRANIMIT

Kandidati/ja duhet të përmbushë këto kritere:

  1. Të jetë i/e diplomuar për Drejtësi dhe të zotërojë gradën Master;
  2. Përbën avantazh pasja e licencës së avokatit
  3. Të ketë të paktën 3 vjet punë si juriste / ndihmës-avokat / avokat;
  4. Të jetë i/e rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es;
  5. Të ketë eksperience pune në të drejtën penale (përbën përparësi puna me fëmijë, adoleshentë dhe të rritur );
  6. Të jetë njohës/e i/e mire i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë);
  7. Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale (Dëshmia e penalitetit do të kërkohet vetëm pë rata që do të thirren në intervistë);

DETYRAT E POZICIONIT TE KERKUAR

Avokati/ja pranë Zyrës së Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri :

  1. Ofron Informim ligjor për familjen dhe fëmijën/rinjtë në procesin penal;
  2. Ofron këshillim ligjor për fëmijët dhe të rinjtë, të cilët janë në konflikt me ligjin në qarkun Tiranë;
  3. Ndjek rastin e fëmijëve dhe te rinjve;
  4. Vëzhgon, ndjek dhe plotëson dosjen  e fëmijës;
  5. Ofron në bashkëpunim me menaxherin e rasteve mbrojtje ligjore falas;
  6. Zhvillon takime me fëmijët të rinjtë  dhe familjarë të tyre;
  7. Në përputhje me procedurat, ndjek proceset gjyqësore, mban kontakte me viktimën, dëshmitarët dhe ekspertët, mban një kopje të të gjitha rasteve, akteve dhe dokumenteve, që janë të lidhura me çështjet;
  8. Mban databazën e rasteve të ndjekura dhe shkallën e ndjekjes / suksesit të tyre;
  9. Organizon orë informuese mbi edukimin ligjor, të drejtat e fëmijëve dhe të të rinjve, në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme në Tiranë;
  10. Raporton tek Menaxheri i Zyrës sëMbrojtjes Ligjore Për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri (CRCA/ECPAT Shqipëri).

DOKUMENTACIONI I PRANIMIT

(Sigurohuni që këto dokumenta të dërgohen me email në një file të vetëm):

  1. Kopje të skanuar të Diplomës se Fakultetit (3+2);
  2. Kopje të Liçensës së Avokatit;
  3. Një kopje e CV-së;
  4. Dy emra të cilët mund t’ju rekomandojnë si dhe së bashku me kontaktet e tyre (tel / celular / email);
  5. Dëshmi Penaliteti (vetëm për personat që do të ftohen në intervistë);

DEKLARATA E MUNDËSIVE TË BARABARTA DHE KONFLIKTIT TË INTERESIT

CRCA/ECPAT Shqipëri bën të pamundurën për të eleminuar konfliktet e interesit ndërmjet antarëve të stafit të saj dhe kandidatëve për punësim CRCA/ECPAT Shqipëri. Për këtë qëllim, çdo aplikant që aplikon është i detyruar të njoftojë CRCA/ECPAT Shqipëri nëse ekziston një konflikt i tillë në e-mail që shoqëron dokumentacionin e aplikimit. Mosnjoftimi mund të përbëjë shkak për skualifikim.

CRCA/ECPAT Shqipëri është një organizatë që garanton mundësi të barabarta për punësim për këdo. Në mënyrë të posaçme ne nxisim gratë dhe vajzat, pjestarët e komuniteteve Rome, Egjyptiane, LGBTI etj që të aplikojnë për punësim.

BËNI KUJDES!

Çdo ndërhyrje pranë stafit ose menaxherëve të CRCA/ECPAT Shqipëri do të gjykohet si e papranueshme dhe aplikuesi do të skualifikohet automatikisht. Mungesa e dokumentacionit të plotë apo me gabime mund të shkaktojë skualifikimin e kandidatit. Vetëm kandidatët/et që do të konsiderohen të përshtatshëm do të ftohen për intervistë. Thirrja në intervistë nuk garanton lidhjen e kontratës me kandidatin/en.

Dokumentat duhen dorëzuar në 1 dosje të vetme, që mban emrin e personit që aplikon dhe pozicionin, me e-mail. Mos dërgoni dokumenta të ndarë apo veç e veç në disa email!

AFATI I DORËZIMIT TË DOKUMENTEVE

Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 12 Dhjetor  2019. Dorëzimi i aplikimeve duhet të bëhet me email në adresën: crca@crca.al

PUNA dhe PAGA

Puna është 8 orë në ditë dhe rreth 40 orë në javë. Pozicioni kërkon që personi  të udhëtojë për qëllime të punës dhe shërbimit.  Paga për këtë pozicion do të jetë e nivelit bazë ose të mesëm, sipas sistemit të pagave në organizatat joqeveritare, dhe përfshin pagesën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

PYETJE DHE KONTAKTE

Për çdo pyetje që mund të keni ju lutem kontaktoni në adresën e e-mail: crca@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL