
Tiranë, 11 Shkurt 2016- Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijës në bashkepunim me Bashkinë dhe Qarkun e Tiranës, me mbështetjen e UNICEF Shqipëri organizuan sot workshopin rajonal me temë “Aksesi i fëmijëve Rom në arsimin parashkollor”. Ky takim kishte si qëllim të mblidhte së bashku institucionet kryesore të Qarkut të Tiranës për të diskutuar zgjidhje dhe rekomandime që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe integrimin e fëmijëve rom në arsimin parashkollor.
Nisma e UNICEF Shqipëri “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht” me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim dhe zbatuar nga CRCA, OBS dhe YWCA, synon të ngrejë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor. Në këtë takim përfaqësuesit e institucioneve publike lokale dhe qëndrore dhe shoqërisë civile shprehen angazhimin e tyre për të vazhduar punën në mbështetje të komunitetit rom dhe veçanërisht për integrimin e fëmijëve 3-6 vjeç në kopsht, si edhe dolën me një sërë problematikash për tu adresuar për të ardhmen.
Z. Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA Shqipëri, në fjalën e tij tha: “Qëllimi i takimit të sotëm është të nxisë një dialog të qëndrueshëm mes prindërve, mësuesve, edukatorëve fëmijëve dhe institucioneve, që të gjithë së bashku të gjejmë një zgjidhje atyre problematikave që vetë komuniteti ngre dhe ka nevojë tëadresojë, me fokus të veçantë femijët dhe arsimin e tyre parashkollor”.
Znj. Brunilda Paskali, Zv. Kryetare e Bashkisë Tiranë, theksoi në fjalën e saj se Bashkia Tiranë ka në fokus të politikave të saj përmirësimin e jetës së komuniteteve që vinë nga shtresa vulnerabël dhe në gjendje të vështirë ekonimike. “Padyshim Bashkia ka në planet e saj asistimin e komunitetit rom për të përfituar sa më mirë nga shërbimet që ajo ofron. Bashkia do tëpunojë drejt mbështetjes së mëtejshme të tyre dhe do të vijojë me prioritizimin e arsimit parashkollor si në infrastrukturë ashtu edhe në politika”.
Znj. Bora Panajoti, zv. Kryetare e Këshillit të Qarkut Tiranë, nënvizoi rëndësinë e arsimit si një element thelbësor për të formuar një shoqëri dhe si detyrë e institucionve në të gjitha nivelet. “Dialogu shumëkulturor dhe politikat antidiskriminuese duhet të jenë në qendër të punës së institucioneve në mënyrë që të kemi një ndërgjegjësim sa më të madh mbi përfshirjen e pakicave në shoqëri”.
Znj. Tërshana, Drejtoreshë e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve, tha “Që në fillim nisma synonte të kishte një emër të shkurtër, të thjeshtë. Një rrugëtim prej 2 vitesh e gjysmë, pa bashkëpunimin e organeve shtetërore nuk do të kishim mundur të përballonimin sfidat që kemi hasur gjatë punës tonë”.
Znj. Mirlinda Bushati, oficere programi pranë UNICEF, u shpreh se është e rëndësishme të “Investojmë pak në parashkollor (tek fëmijët) dhe sigurisht që kthimi do të jetë akoma më i madh në të ardhmen.”
Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucionet kryesore të qytetit të Tiranës ku mund të përmendim Bashkinë Tiranë, Këshillin e Qarkut, Ministrinë e Mirëqënies Sociale, Qendra Ekonomike Tiranë, Njësitë Administrative, Qendra e Formimit Profesional Qendrat Shëndetësore, OJF Rome, CPU, Drejtues Kopshtesh, Drejtues të Shkollave 9-vjeçare, etj.
Workshopi u përqëndrua në diskutime të hapura mes pjesëmarrësve dhe konkludoi me ngritjen e çështjeve dhe një sërë rekomandimesh për adresimin e problematikave që has komuniteti rom në këtë qytet. Duhet të shihen me përparësi këto çështje:
Bashkia Tiranë të mbështesë familjet e komunitetit rom qëkanë dëshirë të integrojnë fëmijët në kopshtet e qytetit;
Bashkia Tiranë të mundësojë strehimin e grupeve të marxhinalizuara në vendbanimet e tyre;
Këshilli Bashkiak i Tiranës të vendosë kuota për fëmijët e komunitetit rom në kopshtet publike si me drekë ashtu dhe në ato pa drekë;
Këshilli Bashkiak të gjejë zgjidhje për rritje të fondit për ushqimin dhe bazën material për fëmijët që do të regjistrohen në kopshtet e Tiranës nga ky komunitet;
Të përzgjidhen në kopshte dhe shkolla mësues apo mediatorë/e rom për të lehtësuar integrimin e fëmijëve;
Të ndiqet ecuria e fëmijëve rom të integruar në kopsht edhe shkollë;
Të bëhet matja e rezultateve dhe arritjeve të fëmijëve rom në arsimin parashkollor;
Të ndërmerren iniciativa të ndryshme mbi edukimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit mbi kulturën rome;
Të nxitet punësimi dhe iniciativat për biznese të vogla për nënat rome;
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Mersila Ballo
HRH, CRCA Shqipëri
Tel: 067 500 20 25
E-mail: mersila.ballo@crca.al