Tiranë, 26 Maj 2022 – Gjuha dhe krimet e urrejtjes janë një krim! Dëmi që vjen nga gjuha apo krimet e urrejtjes shpesh është i paparashikueshëm në pasojat e tij, të cilat mund të jenë sa individuale aq edhe kombëtare.
Gratë dhe vajzat, personat që i përkasin minoriteteve etnike apo gjuhësore, personat me aftësi të kufizuara apo personat LGBTI jetojnë në një realitet shpesh të vështirë për ta. Ata përballen me dhunë në familje, paragjykime në rrethin e ngushtë shoqëror, paragjykime në lidhje me rolet gjinore, me nofka, sharje apo edhe diskriminim të hapur apo të tërthortë në jetën e përditshme. Ka raste që ky diskriminim kthehet në thirrje apo shkrime me përmbajtje urrejtjen, apo kërcënime në internet e ndonjëherë edhe në dhunë verbale, fizike apo krime, të cilat kanë për bazë motivin e urrejtjes.
Shqipëria prej vitesh ka bërë hapa përpara në përshtatjen e ligjeve përsa i përket përmirësimit dhe duke përafruar gjithnjë e më shumë me standardet ndërkombëtare të OKB-së dhe të Këshillit të Europës. Një sërë ligjesh të reja, ndër të tjera, po i garantojnë të drejtat e qytetarëve, përfshi edhe mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara nga gjuha dhe krimet e urrejtjes, si gratë, minoritetet apo personat LGBTI.
CRCA/ECPAT Shqipëri, ISIGURT.AL dhe Ambasada PINK, në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe organizata të shoqërisë civile, arritën të ndryshojnë Kodin Penal duke e shtrirë mbrojtjen e tyre edhe në nene të tjera, përsa i përket krimeve dhe gjuhës së urrejtjes. Madje gjatë vitit 2020, sërish pati sgtesa dhe ndryshime në ligj.
Nga ana tjetër realiteti shqiptar përshfaq se rreth 61 % e incidenteve on-line i përkasin Gjuhës së Urrejtjes, një shifër shumë e lartë kjo që tregon se ky fenomen është i përhapur kudo. Platforma sociale e cila e shfaq më shumë gjuhën e urrejtjes, është Instagrami me 52% të rasteve, ndjekur nga Facebook, Youtube dhe Tik Tok. Por nga ana tjetër, duket se ky fenomen mban një shifër të papërfillshme të raportimeve në institucione përkatëse apo edhe ndihmuese e mbështetëse, vetëm në masën 3%.
Bazuar në këtë realitet, vetëm disa ditë më parë, ISIGURT.AL dhe Ambasada PINK prezantuan Platformën e pare Kombëtare “RAPORTO: Gjuhën dhe Krimet e Urrejtjes” e cila startoi edhe Fushatën Kombëtare mbi raportimin e Gjuhës së Urrejtjes në Shqipëri.
Në këtë fushatë e cila do të përfshijë të gjithë Shqipërinë, ISIGURT.AL, CRCA/ECPAT dhe Ambasada PINK, kërkojnë të sjellin në vëmendjen dhe ndihmë e qytetarëve një paraqitje të disa prej neneve kryesore të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi dhe disa prej koncepteve të reja që u bënë pjesë e legjislacionit shqiptar, nëpërmjet këtij ligji.
Ndërkohë që neni 33 i ligjit përcakton procedurat kryesore për paraqitjen dhe regjistrimin e një ankese pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Është e rëndësishme që të kuptohet që kushdo kërkon të ankohet te Komisioneri, duhet që ankesa, ndër të tjera, të ketë këto informacione
Fushata Kombëtare “Gjuha e Urrejtjes vret, Raportoje!”, është jo vetëm një fushatë ndërgjegjësimi, por edhe një fushatë e cila do të kërkojë të ndihmojë të gjithë ata që nuk dëshirojnë të jenë viktima të urrejtjes apo edhe heshtjes së tyre.
ISIGURT.AL, CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Ambasada PINK në Tiranë, dëshirojnë ti bëjnë thirrje opinionit shqiptar nëpërmjet kësaj fushatë kombëtare se: Çdokush mund të jetë viktimë e gjuhës apo edhe krimeve të urrejtjes! Kushdo qoftë shkaku, gjuha e urrejtjes vret! Mos qëndro më viktimë e urrejtjes! Mos ji vëzhgues para urrejtjes ! RAPORTO!
#gjuhaeurrejtjesvret #isigurtAL #raportourrejtjen