NJOFTIM PËR SHTYP
Tiranë 28 Shtator 2015 – Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri hapën sot fazën e Nominimeve për Vlerësimin Kombëtar “Gruaja e Vitit 2015”.
Kjo iniciativë ka për qëllim të fuqizojë kauzën e të drejtave dhe avancimit të grave dhe vajzave në Shqipëri, si një mjet që kontribuon në evidentimin dhe mbështetjen e tyre në fusha të vështira shoqërore si politika, media dhe shoqëria civile.
Individët e interesuar mund të nominojnë online deri më datë 15 Tetor në link: https://www.crca.al/sq/content/vler%C3%ABsimi-komb%C3%ABtar-%E2%80%9Cgruaja-e-vitit-2015%E2%80%9D , gra dhe vajza që kanë dhënë kontributin e tyre në fusha si politika, media dhe shoqëria civile,përgjatë vitit 2015 në vendin tonë.
Dhënia e këtij vlerësimi, do të synojë të shërbejë gjithashtu si një nxitje për gratë dhe vajzat në fushat e sipërpërmendura për të mbështetur dhe përkrahur gra dhe vajza të tjera, në vitet në vijim, të cilat dëshirojnë të punojnë e kontribuojnë në politikë, shoqëri civile dhe media.
Vlerësimi për propozimet do të bëhet në bazë të numrit të nominimeve të marra për një person. Më pas propozimet e zgjedhura do të votohen e vlerësohen online nga publiku i gjerë për një periudhë një mujore. Në muajin Dhjetor, në një Aktivitet të madh Publik, do të lançohen dhe ndahen vlerësimet sipas tre kategorive.
Vlerësimi organizohen nga Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë në bashkëpunim me Shtëpia e të Drejtave të Njeriut/CRCA Shqipëri, në partneritet me The Olof Palme International Centre.