15 Dhjetor 2015, Tiranë– Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA në bashkëpunim me Grupin Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” (GPMF) dhe me mbështetjen e UNICEF Shqipëri, organizuan sot seminarin konsultues për finaliziminin e planit strategjik të GPMF. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin 23 organizata të shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në vend, sekretaria e përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë si dhe zëvëndës kryetaret e GPMF, znj. Hysi dhe znj. Xhaçka. 
Seminari i ditës së sotme kishtepër qëllim të mblidhte së bashku organizatat e shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në vend, për të finalizuar Planin Strategjik të Grupit Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve” për tre vitet e ardhshme.  Ky seminar ka rëndësi të veçantë në kuadër të planit të punës së Grupit dhe si dhe për të diskutuar fushat prioritare që duhet të adresojë angazhimi i Kuvendit në këtë aspekt.
Seminari shërbeu për të vlerësuar kontekstin dhe dizenjuar objektivat e viteve në vijim të GPMF, si një grup ad-hoc në Kuvendin e Shqipërisë, i cili synon të jetë një zë i fuqishëm i mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Pjesëmarrësit patën mundësinë të përdornin metodologjinë e planifikimit bazuar në rezultate (MBR) përfshirë metodën LFA (Qasja e kuadrit logjik). Gjatë pjesës së parë të ditës u punua në grupe për të përcaktuar rrenjët e problemeve, për tu ngjitur më sipër në trungun e objektivave drejt të cilave do të punojë GPMF dhe degëve apo aktiviteteve që do të ndërmarri ky grup gjatë tre viteve në vijim.  Pasdreke pjesëmarrësit patën mundësinë të ndanin me zëvendës kryetaret e GPMF, deputetet Vasilika Hysi dhe Olta Xhaçka sugjerimet e tyre specifike për planin strategjik të GPMF.
Inputet e dhëna sot nga organizatat e shoqërisë civile validuan procesin e hartimit të planit strategjik të GPMF. Brenda muajit dhjetor ky grup do të vlerësojë çdo sugjerim dhe më pas miratojë dokumentin që do të udhëheqë punën e tij për tre vitet e ardhshme. Deputetet e Kuvendit ditën e sotme vlerësuan pjesëmarrjen e organizatave të fëmijëve dhe shprehën gadishmërinë e tyre për të bashkëpunuar maksimalisht për avancimin e të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve në vend.
Grupi Parlamentar “Miqtë e Fëmijëve”funksionon si një grup ad-hoc në Kuvendin e Shqipërisë, i cili synon të jetë një zë i fuqishëm i mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve. Ai përbëhet nga 24 deputetë, të përkushtuar ndër vite në avancimin e të drejtave të njeriut, të fëmijëve, të grave etj, gjë që e bën punën e Grupit, sa të larmishëm aq edhe mbështetës në drejtim të vështrimit të të drejtave të fëmijëve nga këndvështrime dhe eksperienca të ndryshme profesionale, duke propozuar edhe zgjidhje shumë-disiplinare nga ana e ligjvënësve.
Për më shumë informacion, kontaktoni:

Mersila Ballo, Menaxhere Programi, CRCA Shqipëri, email: mersila.ballo@crca.al.
Blerina Metaj, Koordinatore për Marrëdhëniet me Parlamentin, CRCA Shqipëri. E-mail: blerina.metaj@crca.al; 


Detajet e Lajmit
December 17, 2015
302
Kategoria