Numri i udhëtarëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë është rritur ndjeshëm nga viti në vit dhe projeksionet e Organizatës Botërore të Turizmit (OBT) janë për rritje të vazhdueshme të kësaj lëvizjeje. Marrëdhënia midis turizmit dhe abuzimit seksual të fëmijëve prej vitesh është kthyer në një shqetësim me fokus ndërkombëtar. Në Shqipëri, mungesa e informacionit dhe ndërgjegjësimit, si të autoriteteve shtetërore, sidomos Ministrisë së Turizmit, ashtu edhe industrisë së turizmit dhe të udhëtimeve, e bën më të vështirë njohjen e shkallës së përhapjes së këtij fenomeni dhe adresimin e problemit.
Ka plot njerëz, falë edhe teknologjisë, që përfshihen në abuzim seksual dhe shfrytëzim të fëmijëve gjatë udhëtimeve të tyre, apo organizojnë udhëtime në ato vende ku kanë identifikuar viktimat e tyre. Shqipëria nuk bën përjashtim në këtë drejtim, përkundrazi, për shkak sepse një pjesë e madhe e popullsisë jeton në varfëri, kjo mund t’i shtyjë familjet apo edhe vetë fëmijët që të hyjnë në kontakt me udhëtarët dhe vizitorët për t’ju ofrur shërbime seksuale apo kur këta të fundit gjurmojnë dhe kërkojnë shërbime të tilla.
Shfrytëzimi seksual i fëmijëve për përfitime në Shqipëri u shfaq pas vitit 1990, si pasojë e ndryshimeve politike, sociale dhe ekonomike që ndodhën gjatë asaj periudhe në vend. Megjithëse trafikimi i fëmijëve për qëllime seksuale dhe prostitucioni i fëmijëve mbeten dy manifestimet kryesore të shfrytëzimit seksual për përfitim, vitet e fundit janë shfaqur edhe prodhimi i imazheve abuzive të fëmijëve si dhe shfrytëzimi seksual i fëmijëve në turizëm, të cilat kanë krijuar të reja. sfidat për agjencitë e mbrojtjes së fëmijëve.
Turizmi seksual i fëmijëve ekziston sepse gjithnjë ka fëmijë dhe të rinj në situata të vështira.
Varfëria dhe problemet e tjera sociale, si mungesa e arsimit, mund t’i shtyjnë të rinjtë në situata ku mund të shfrytëzohen. Fëmijët në nevojë mund të binden të shkojnë me një dhunues në këmbim të ushqimit dhe strehimit, adoleshentët gjithashtu mund të binden të shkojnë me një dhunues duke shpresuar të marrin gjërat që kanë miqtë e tyre, si rroba dhe dhurata të tjera.
Situata socio-ekonomike e vendit është një faktor kontribues në trafikimin dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve. Rritja ekonomike qenë e pabarabartë ka nxitur migrimin brenda vendit nga zonat rurale në zonat urbane, nga veriu rural në qendër dhe në jug të vendit (p.sh. në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë etj.). Komunitetet e reja, të krijuara si rezultat i migrimit brenda vendit, janë edhe më të cenueshëm ndaj fenomeve të tilla, për shkak të lidhjes dhe mbështetjes së dobët të komunitetit të tyre.
Ndaj në këtë kuadër ne po hapim fushatën publike “ZGJOHU” – që është një ftesë e hapur për autoritetet, industrinë e turizmit dhe të udhëtimeve, këdo që është me pushime në një hotel, në një vend turistik, në plazh, në hyrjen tonë, në udhëtim, në tren apo autobuz.
Të gjithë mund të shohim diçka që na bën të ndjehemi jo mirë, të kemi ndjesinë që ka diçka që nuk shkon me një të rritur që shoqërohet me një fëmijë apo e prek atë në mënyrë të papërshtatshme. Me përhapjen e dhënies së shtëpive apo dhomave me qera nga AIRBNB psh., këta njerëz mund të jetojnë krah jush në shtpinë tuaj! Ju nuk mund të luani rolin e policisë, por mund ta njoftoni atë! Nëse nuk jeni rehat të flisni me ta, na shkruani tek chati yt në faqen tonë zyrtare apo na kontaktoni me telefon apo calular. Nëse as kjo nuk të bind, merr në telefon tërrësisht anonim në numrin 116-111, që është Linja Kombëtare në Ndihmë të Fëmijëve.
Ne ftojmë të gjithë ndjekësit tanë që t’i bashkohen fushatës sonë, në cilën do mënyrë që ju dëshironi! Ndani posterin e fushatës dhe zgjidh një nga mesazhet e mëposhtme. Mos harro, përdor edhe hashtags. Shkruaji një letër Ministres së Turizmit, Deputetit të zonës suaj apo Kryetarit të Bashkisë dhe kërkoju informacion se cfarë janë duke bërë për ta ndaluar këtë fenomen.
Disa nga mesazhet kryesore të Fushatës ZGJOHU
- Mbro fëmijët nga shfrytëzimi seksual në turizëm dhe udhëtime;
- Shfrytëzimi seksual i fëmijëve në turizëm është i papranueshëm;
- Shfrytëzimi seksual i fëmijëve në turizëm është një realitet! Autoritetet e kanë për detyrë të mbrojnë fëmijët nga shfytëzimi seksual!
- Shfrytëzimi seksual i fëmijëve në turizëm ndodh kudo ku ka turizëm dhe turistë;
- Shfrytëzimi seksual i fëmijëve në turizëm ndodh kudo që ka mundësi;
- Turistët që shfrytëzojnë seksualisht fëmijët nuk kanë karakteristika të identifikueshme. Ata duken si shumica e turistëve të tjerë;
- Industria e turizmit dhe e udhëtimeve, kanë përgjegjësi për t’i dhënë fund shfrytëzimit seksual të fëmijëve;
- Turizmi seksual i fëmijëve është krim.
Hashtags që do të përdoren gjatë fushatës
#fushataZGJOHU #Femijetesigurt #Femijetembrojtur #CRCAmbronfemijet
#CRCA/ECPATAlbania #BarnahusAlbania