Prinderit, edukatorët, mësuesit dhe psikologët kanë një rol kryesor në informimin dhe edukimin e fëmijëve për të treguar rreth ngacmimeve apo dhunës seksuale!

Çdo prind: nënë apo baba, gjysh apo gjyshe që kundeset për fëmijën, duhet t’i mësojë fëmijës, djalë apo vajzë, që askush nuk ka të drejtë ta prekë dhe ta bëjë të ndjehet jo mirë – sidomos në pjesët intime të trupit! Kurdo ndodh, fëmijës duhet t’i mësohet të shprehë menjëherë shqetësimin në një mënyrë apo formë që ai/ajo janë të sigurt dhe të mbrojtur!

Profesionistët që kujdesen për mbrojtjen dhe kujdesin e fëmijëve këtë proces e quajnë: të çosh flamurin e kuq, për të treguar nivelin e rrezikut me te cilin përballet fëmija! Në Shqipëri kjo gjë nuk është e njohur, ndaj BARNAHUS Shqipëri po hap këtë fushatë ndërgjegjësimi për prindit ashtu dhe profesionistët, që së bashku të fillojmë të edukojmë fëmijët!

Qoftë një flamur virtual apo i vërtetë, uluni dhe bisedoni me fëmijën për trupin e tyre, pjesët intime, që askush nuk ka të drejtë tia prekë! Flisni me ta për seksin dhe seksualitetin që në moshë të hershme dhe gjithnjë me mjete dhe mënyra që fëmija i kupton!

Shpjegojini konceptin e flamurit të kuq se kur duhet ta çojë dhe pse kjo gjë duhet bërë menjëherë! Profesionistët vetë duhet ta mësojnë këtë koncept dhe ta përdorin kurdo kanë dyshime se një fëmijë mund të jetë viktimë e dhunës seksuale në familje apo institucion!

Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për fëmijët dhe sigurinë e tyre!


#barnahusal #ngriflamurinekuq #CRCAshqiperi #CRCAalbania #ecpatshqiperi #ECPATalbania #CRCAmbronfemijet


Deetajet e Lajmit
July 14, 2023
2497