Hapet Qendra Kombëtare për Rehabilitimin dhe Riintegrimin e të Miturve në Konflikt me Ligjin në Shqipëri

Hapet Qendra Kombëtare për Rehabilitimin dhe Riintegrimin e të Miturve në Konflikt me Ligjin në Shqipëri

Shqipëria po shkon ndërtimit të shërbimeve alternative të konsoliduara për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin

Tiranë, 22 Shtator 2020 - CRCA/ECPAT Shqipëri njoftoi sot hapjen për publikun të Qendrës Kombëtare për Rehabilitimin dhe Riintegrimin e të Miturve në Konflikt me Ligjin(ACRJ), e cila do të bëj të mundur përpos ofrimit të shërbimeve alternative të konsoliduara si informimin, mentorimin, mbështetje dhe fuqizim për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin në Shqipëri, edhe ndihmën ligjore falas dhe këshillim psiko-social. Qendra ACRJ, përbëhet nga një staf ekpertësh prej dy avokatë, një punonjes social, një psikolog etj, të cilët ofrojnë eksperiencën e tyre në të gjitha fushat ku shtrihet puna e saj.

Në Nëntor 2019, CRCA/ECPAT Shqipëri nisën zbatimin e programit “Shpresë për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin në Shqipëri“, i cila ka si qëllim zhvillimin dhe promovimin e shërbimeve alternative të bazuara në komunitet për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, në mënyrë që të mbështesim zhvillimin pozitiv të fëmijëve dhe të rinjve, duke siguruar funksionimin e sistemit të administrimit të drejtësisë për të mitur dhe atë të mbrojtjes së fëmijëve.

“Jemi vërtetë të kënaqur me këtë arritje – tha Altin Hazizaj, Drejtor i Përgjithshëm i CRCA/ECPAT Shqipëri - Ndër të tjera programi kishte si objektiv kryesor edhe krijimin e Qendrës Kombëtare për Rehabilitimin dhe Riintegrimin e të Miturve në Konflikt me Ligjin, e cila ka si qëllim të sjellë në një vend të gjitha shërbimet e nevojshme për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin në Shqipëri. Për shkak se si është ndërtuar sistemi i mbrojtjes së fëmijëve dhe ai i drejtësisë, sjellja në një mjedis të vetëm i shërbimeve të nevojshme për rehabilitimin dhe lehtësimin e procesit  të riintegrimit të fëmijëve dhe të rinjve në konflikt me ligjin ishte një domosdoshmëri.“

CRCA/ECPAT Shqipëri prej vitit 1997 ofron ndihmë dhe mbështetje për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin, duke propozuar disa nga modelet më inovative për kujdesin ndaj tyre. Që prej vitit 2011 CRCA Shqipëri është liçensuar për të ofruar shërbime të specializuara në nivel komunitare dhe kombëtar, ndërkohë që ka një eksperiencë prej 24 vjetësh në shërbimet e mbrojtjes dhe kujdesit të fëmijëve dhe të rinjve.

 

Për më shumë informacion, kontaktoni:   

CRCA/ECPAT Shqipëri

E-mail: crca@crca.al

Donors and Partners

          

Web Design & Development by: WWW.FIT.AL