NJOFTIM PËR SHTYP -TË RINJTË PËR ZGJEDHJET VENDORE 2015
Tiranë, 6 Prill 2015 – CRCA Shqipëri,një organizatë e cila punon prej vitit 1997 për të garantuar respektimin e të drejtave të fëmijëve, të rinjve, grave dhe minoriteteve në vend,në bashkëpunim me Lidershipin e të Rinjve të Tiranës, Forumin Rinor Eurosocialist të Shqipërisë; Lëvizjen Rinore për Integrim; Forumin Rinor të Partisë Republikane; Forumin Rinor të Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut; Klubin e Patriotëve të Rinj; Forumi Rinor të Frymës së Re Demokratike; Forumi Rinor të Aleancës Kuq e Zi, organizuan sot ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit duke marrë në konsideratë dhe pranuar Kontratën Sociale të të Rinjve 2015.
Kontrata Sociale e të Rinjve është një dokument që përmban problematikat dhe nevojat më prioritare të të rinjve në vend, si

Rritjen e pjesmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve në vendim-marrje;
Punësimin Rinor;
Karta e Studentit;
Të rinjtë e minoriteteve;
Shtimi i hapësirave publike të gjelbra në çdo lagje;
Përmirësimi i infrastukturës rrugore/sociale;
Shërbime sociale, mjedisore dhe strehim social për të rinjtë;
Hapja e Qendrave Multifunksionale në cdo njësi të Tiranës;
Mbështetja e Organizatave Rinore të Shoqërisë Civile nga Bashkia e Tiranës;
Nxitja e sipërmarrjes rinore;

Forumet politike rinore e nënshkruan këtë Marrëveshje Bashkëpunimi, nëpërmjet së cilës do të angazhohen të nxisin partitë politike në të cilat aderojnë, që të adresojnë problematikat më prioritare të të rinjve të sipërpërmendura dhe vecanërisht rritjen e përfaqësimit të tyre në çdo Këshill Bashkiak të Shqipërisë duke filluar nga zgjedhjet vendore 2015 dhe duke vijuar me zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Gjatë takimit, kryetarët e forumeve rinore u shprehën se nuk është e rëndësishme thjesht firmosja e kësaj kontrate sociale për të rinjtë, por mbi të gjitha është dakortësia mes forumeve rinore politike për një kauzë të rëndësishme siç është ajo e rinisë, duke hedhur pas krahëve konfliktet politike.
Ata thanë, se sot më shumë se kurrë të rinjtë kanë nevojë për zgjidhje konkrete e cila të vijë vetë nga të rinjtë. Prandaj është shumë e rëndësishme të lobohet për të pasur një përfaqësim dinjitoz të të rinjve në vendimmarrje. Miratimi i kësaj marrëveshje është në mometin e duhur që ne ta çojmë në një fazë më lartë, në asambletë përkatëse të çdo partie respektive dhe pse jo në zgjedhjet e 21 Qershorit shumë nga ne të jenë në listat e këshillave bashkiakë.


Detajet e Lajmit
April 7, 2015
243
Kategoria