Zyra për Mbrojtjen Ligjore të Femijëve dhe të të Rinjve në Shqipëri është zyra e parë ligjore e ngritur nga nje OJF për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë pambrojtje në Shqipëri. Ajo u ngrit nga CRCA Shqipëri dhe është një model i mbrojtjes së grupeve më më të pambrojtura të shoqërisë. Nisma solli për herë të parë në Shqipëri konceptin e mbrojtjes ligjore falas për fëmijët dhe të rinjtë pambrojtje dhe thuajse pa qasje në sistemin e drejtësisë apo atë të administratës publike.
Zyra funksionon qe prej vitit 1999 me fokus mbrojtjen nga shklejet e të drejtave ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri nga administrata dhe institucionet publike në Shqipëri.
Që prej vitit 1999 më shumë se 600 çështje janë ndjekur nga Zyra Ligjore dhe mbi 2000 fëmijë dhe të rinj kanë përfituar nga shërbimet e saj në të gjithë Shqipërinë. Litigimi strategjik, mbrojtja dhe këshillimi ligjore, avokatësia për të drejtat dhe aksesin në drejtësi, prioritetet kryesore të Zyrës.
Në vitin 2010 Zyra Ligjore lidh marrëveshje me ALO 116 Shqipëri dhe Ambasadën PINK për të ofruar shërbime të integruara ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe rritjen e aksesit në drejtësi për fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri, që vijnë nga grupet më të pambrojtura apo më të diskriminuara.