Sot fëmijë nga të gjitha shkollat e Tiranës për herë të parë në jetën e tyre kanë votuar publikisht për arsimim e tyre!
Zv.Ministrja e Arsimit, Drejtorina Arsimore Rajonale Tiranë, dhe Ambasadorja e Nderit të Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë- ALO 116 Hueyda El Saied u bashkuan me mbi 500 fëmijë dhe mësues përballë Kuvendit të Shqipërisë në eventin publik “Unë Votoj” dhe së bashku vendosën prioritetet mbi arsimin dhe shkollën që ata duan të kenë.
Eventi “Unë votoj” shërbeu si një moment i rëndësishëm ndërgjegjësimi jo vetëm mbi rëndësinë e arsimit, por dhe për t’u kërkuar politikëbërësve të përmbushin premtimet e bëra në garantimin e të drejtës për çdo fëmijë për arsim. Nëpërmjet votimit masiv publik fëmijët u treguan politikanëve shqiptarë se zëri i tyre duhet të jetë prioriteti kryesor në çdo reformë apo nismë që ata ndërmarrin.
Të gjtiha kërkesat që fëmijët adresuan do t’i prezantohen ne Shtator të këtij viti, Kuvendit të Shqipërisë, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe 61 Kryetarëve të rinj të Bashkive në mbarë vendin për të marrë në konsideratë të gjitha pritshmëritë e fëmijëve.
Ky event publik u organizua në kuadër të Javës Globale “Arsimim për të Gjithë”,nismës të përvitshme mbarëbotërore, e cila synon të sjellë në vëmendjen e politikëbërësve për detyrimet që ata kanë në garantimin e të drejtës universale për arsim të detyrueshëm publik pa pagesë, cilësor dhe gjithëpërfshirës si dhe krijimin e kushteve bashkëkohore që bëjnë të mundur zhvillimin e mësimdhënies!


Detajet e Lajmit
June 9, 2015
325
Kategoria