Tiranë 18Maj 2016- Koalicioni për Arsimin e Fëmiëve në Shqipëri në kuadër të fushatës të Javës Globale “Financoni për të Ardhmen”, zhvilloi sot një takim mes një përfaqësi nxënësish dhe Zv Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj.Nora Malaj.
Java Globale e Arsimit është një ndër aktivitetet mbarë botërore ku aktivistë anembanë Globit organizojnë fushata dhe aktivitete ndërgjegjësuese për mbrojtjen dhe ralizimin e të drejtës së fëmijëve për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, si dhe tërheq vëmendjen e politikëbërësve në përmbushjen e premtimeve të bëra për realizimin e axhendës “Arsim për të Gjithë”.
Prej vitit 2005 e deri më sot Shqipëria, nëpërmjet  ACCE është bërë pjesë e kësaj fushate duke organizuar  fushatave dhe aktiviteteve me fëmijët, mësuesit dhe prindërit në mbarë vendin.
Nxënës nga shkollat  “Pjetër Budi”, “Edith Durham”, “Fan Noli” dhe” Jordan Misja”, “Petro Nini Luarasi”, “Sami Frashëri”dhe “Xhezmi Delli”  votuan për here të pare për prioritetet e arsimit, si dhe evidentuan problematikat që i shqetësojnë më së shumti.
Rezultatet e votimeve u mblodhën në raportin përmbledhës i cili ju prezantua në takim Znj. Nora, nje takim mjaft i këndshëm dhe frytdhënës për të gjithë pjesëmarrësit. Disa nga problematikat që nxënësit i parashtruan Znj.Malaj lidheshin kryesisht me mbipopullimin e klasave, përmirësimi i funksionimit të shërbimit psiko-social në shkollë, informim mbi maturën shtetërore dhe provimeve për nxënësit e klasave të 9-ta, mungesa e bazës materiale në laboratorët, përmirësimi i teksteve shkollore, prania e dhunës në shkolla dhe mungesa e nje mekanizmi për raportimin e saj, mësues sa më të kualifikuar dhe inovativë si dhe përmirësimi i infrastrukturës kjo kryesisht në terrenet sportive si dhe përshtatja e mjediseve për fëmijët me aftësi të kufizuar.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit, Znj.Malaj shprehu gjithë angazhimin e saj në zgjidhjen e problemeve të parashtruara si dhe nxiti nxënësit që  sëbashku me prindërit të jenë sa më tepër bashkëpunues me shkollën dhe mësuesit. Ajo ftoi nxënësit që sëbashku të organizojnë një takim me kryetarin e bashkisë së Tiranës, ku t’i parashtrohen kërkesat e tyre që lidhen me detyrat dhe përgjegjësitë që ka bashkia.
Për më tepër info kontaktoni me Linda Pino-Koordinatore ACCE-email linda.pino@crca.al


Detajet e Lajmit
June 2, 2016
238
Kategoria