CRCA Shqipëri ndan mjete didaktike për fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian në bashkinë e Devollit

CRCA/ECPAT Shqipëri vijon mbështetjen ndaj fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjyptian në bashkinë e Devollit. Në kuadër të zbatimit të nismës “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale në Bashkinë Devoll”, me mbështetje të zyrës së UNDP në Shqipëri, u mundësua shpërndajra e mjeteve didaktike për fëmijët më në nevojë që ndjekin sistemin arsimor të detyrueshëm publik.
Fëmijët janë një ndër grupet kryesore në nevojë në Bashkinë Devoll, të cilët përballen me problematika të ndryshme,si abuzim, braktisje, dhunë në familje, largim apo braktisje të shkollës për shkak të punës në bujqësi, apo migrimit të familjeve rome dhe egjiptiane në sezone të caktuara të vitit për të siguruar jetesën me punët sezonale.
Varfëria e ulur këmbëkryq në këtë bashki, problemet social-ekonomike si edhe situata e krijuar nga COVID-19 i detyron këta fëmijë të punojnë për të siguruar ushqim duke braktisur shkollën dhe duke i ekspozuar ata drejt shfrytëzimit, abuzimit apo dhe trafikimit. Mjetet didaktike të shpërndara për fëmijët do t’u lehtësojnë sadopak barën familjeve dhe do u mundësojë fëmijëve të ndihen të barabartë me shokët e tyre.
Falë nismës “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale në Bashkinë Devoll” CRCA/ECPAT Shqipëri do të jetë gjithnjë në mbështetje të komuniteteve në nevojë për t’u garantuar akses në shërbimet sociale.  Nisma ndërmerret në kuadrin e zbatimit të programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Sociale në nivel lokal (IMSPSD), i zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet midis katër Agjencive të OKB-së financuar nga Fondi i Përbashkët SDG.
 
Për më tepër informacion kontaktoni në adresën
linda.pino@crca.al
crca@crca.al


Detajet e Lajmit
October 30, 2020
336
Kategoria