Tiranë, 30 Maj 2014- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve (1 Qershor), Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, aktivistë, shoqëri civile, prindër dhe familjarë të komunitetit rom dhe jo rom, morrën pjesë në aktivitetin e zhvilluar në ambjentet e kopshtit “Bregu i Lumit”. Ky kopsht është një ndër pikat fokale tëiniciativës “Çdo fëmijë Rom në kopsht”, duke i hapur dyert 11 fëmijëve të komunitetit rom të Njësisë nr. 11 në Tiranë.
Mëngjesi i sotëm ka qënë i veçantë për mbi 150 fëmijë, prindër dhe edukatorë të kopshtit “Bregu i Lumit”, të cilët në një aktivitet të jashtëzakonshëm patën mundësinë të festonin me animatorë, muzikë, valle, poezi, dhe këngë, ditën ndërkombëtare të fëmijëve. Të veshur me kostume popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe nga vendet e tyre të origjinës, fëmijët u mikpritën nga drejtoresha e kopshtit, Znj. Anila Xhaferri dhe nga edukatoret e kopshtit të cilat kishin organizuar këtë aktivitet.
Kopshti “Bregu i Lumit” është një shëmbulli jashtëzakonshëm i arsimit gjithëpërfshirës në qytetin e Tiranës. Në këtë kopsht ështëbërë i mundur regjistrimi i 11 fëmijëve të komunitetit rom të cilët gjendeshin jashtë sistemit arsimor. Nisma e UNICEF Shqipëri “Çdo Fëmijë Rom në Kopsht” me mbështetjen e Zyrës së Bashkëpunimit Zviceran në Shqipëri dhe Kooperimit Austriak për Zhvillim dhe zbatuar nga CRCA, OBS dhe YWCA, synon të ngrejë dhe mbështesë rrjetet lokale në çështjet e fëmijërisë së hershme dhe integrimit të fëmijëve rom në sistemin parashkollor
Aktiviteti pati momente të larmishme ku fëmijët kënduan, recituan dhe sfiluan me kostumet popullore të trevave nga ata vinin. Instituti i Kulturës Rome-IRCA në këtë aktivitet morri pjesë me një bandë të disa të rinjve rom të cilët performuan për fëmijët, si dhe me aktivistë rom të cilët zhvilluan lojra argëtuese për fëmijët.
Znj. Anila, drejtoreshë e kopshtit gjatë aktivitetit u shpreh “Edukimi i hershëm i fëmijëve rom është identifikuar si një nga shanset më të mëdha që i duhet garantuar çdo fëmijë rom, në mënyrë që ata të mos bëhen subjekt përjashtimi social vitet në vazhdim”. Në fund të aktivitetit drejtoresha shpërndau çertifikata për të gjithë fëmijët që fillojnë vitin e ardhshëm klasën e parë.
1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve i dedikohet të drejtave dhe mbrojtjes së të gjithë fëmijëve pavarësisht ngjyrës, racës, gjinisë, moshës, përkatësisë etnike apo fetare. Ajo u festua me aktivitete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë.
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Mersila Ballo
HRH, CRCA Shqipëri
Tel: 0694060392
E-mail: mersila.ballo@crca.al