Programi “Shpresë për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin në Shqipëri“ përforcon shërbimet për ta në qarkun e Tiranës!

Tiranë, 19 Shtator 2020 – Qëndra për të Drejtat e Fëmijëve – CRCA/ECPAT Shqipëri, prej vitit 1999 ka ofruar ndihmë juridike falas parësore dhe dytësore për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin si dhe që prej vitit 2011 është liçensuar për të ofruar shërbime të specializuara në nivel komunitare dhe kombëtar, ndërkohë që ka një eksperiencë prej 24 vitesh të shërbimeve në mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve.
Që prej muajit Nëntor 2019, CRCA/ECPAT Shqipëri ka nisur zbatimin e programit “Shpresë për fëmijët dhe të rinjtë në konflikt me ligjin në Shqipëri“ e cila ka si qëllim të identifikojë, zhvillojë dhe promovojë një shërbim alternativ të bazuar në komunitet për fëmijët dhe të rinjtë të cilët janë në konflikt me ligjin, në mënyrë që të mbështesim zhvillimin pozitiv të fëmijëve dhe të rinjve, duke siguruar funksionimin e sistemit të drejtësisë për të mitur dhe sistemin e mirëqenies së fëmijëve
Ndër të tjera kjo nismë ka si objektiva kryesorë të mbështesë përpjekjet e sistemit të drejtësisë në Tiranë për të krijuar procese sa më miqësore riintegruese për fëmijët dhe të rinjtë të cilët janë në konflikt me ligjin, me qëllim lehtësimin e integrimit të tyre në familje, lagjje dhe komunitet përmes ofrimit të shërbimeve psiko-sociale, ligjore, arsimore, formim profesional, shërbime punësimi etj, pasi ata të largohen nga paraburgimi dhe burgjet; Të zhvillojë dhe shpërndajë modele dhe standardeve të praktikës për rehabilitimin e të miturve në konflikt me ligjin, si pikë referimi për shërbime efektive të drejtësisë rinore që forcojnë rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve në mjediset e komunitetit; Gjithashtu, të adresojë hapësirat boshe në politika dhe shërbime që lehtësojnë kriminalitetin e fëmijëve dhe të rinjve dhe ofrimin e rekomandimeve për institucionet, politikëbërësit, partnerët socialë dhe OJQ-të, për zhvillimin dhe promovimin e shërbimeve me bazë komunitare për rehabilitimin dhe riintegrimin e fëmijëve dhe të rinjve në konflikt me ligjin.
Krijimi i Qendrës për Rehabilitimin dhe Riintegrimin e të Miturve në Konflikt me Ligjin dhe ofrimi i shërbimeve të ndihmës juridike falas, kurse profesionale dhe sesione të orientimit në karrierë është një ndër rezultatet më të rëndësishme që do të vijë me zbatimin e kësaj nisme;
 
Për më shumë informacion, kontaktoni:   
CRCA/ECPAT Shqipëri
E-mail: crca@crca.al