Bruksel, 19 Dhjetor 2019 – Anëtarët e Parlamentit Europian, shprehin shqetësimin e tyre mbi mos-hapjen e negociatave nga ana e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre ky bllokim i këtij procesi do të ndikojë negativisht edhe në respektimin e të drejtave të njeriut, sidomos për grupet LGBTI.
Më poshtë gjeni letrën që 34 anëtarët e PE-së, i kanë drejtuar Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kroacisë, si vendi kryesues për këtë periudhë i BE-së dhe Komisionerëve të Bashkimit Europian e në veçanti atyre që punojnë për zgjerimin e BE-së.
Të nderuar ministra,
Të nderuar komisionerë,
16 vjet më parë në Selanik, BE deklaroi qartë se “e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Europian”. Procesi i pranimit dhe perspektivat që ai ofroi për Ballkanin Perëndimor ishin  për të shërbyer si një spirancë për reformat përmes një axhende të përbashkët, dhe angazhimit për zbatimin e tij nga të gjitha palët, deri në pranimin e tyre të ardhshëm, në të njëjtën mënyrë si në Qendrore dhe Europa Lindore.
Këto reforma kanë sjellë ndryshime domethënëse dhe të pashembullt kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e personave LGBTI, në të gjithë rajonin. Maqedonia e Veriut tani në mënyrë të qartë përfshin orientimin seksual dhe identitetin gjinor në legjislacionin e saj kundër diskriminimit dhe krimit të urrejtjes. Këtë vit Shqipëria mirëpriti Konferencën Rajonale të ERA LGBTI, e cila mblodhi mbi 200 mbrojtës të të drejtave të njeriut në Tiranë në Nëntor, e ndjekur nga marshimi i parë i lezbikeve. Që nga fillimi i procesit të pranimit, Shqipëria ka miratuar një numër ligjesh që mbrojnë njerëzit LGBTI nga diskriminimi në punësim dhe arsim, dhe ligjet e urrejtjes dhe krimit përfshijnë orientimin seksual dhe identitetin gjinor.
Këto zhvillime frymëzuese janë akoma të reja dhe të kërcënuara me vendimin e Këshillit Europian duke mos hapur bisedime të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi procesi ka qenë thelbësor në përmirësimin e të drejtave ligjore dhe pranimit shoqëror të njerëzve LGBTI. Pa një mbështetje të qartë nga BE dhe duke ndalur procesin e integrimit në BE, komuniteti LGBTI dhe organizatat dhe grupet LGBTI në Ballkanin Perëndimor janë përsëri në rrezik të margjinalizimit të shtuar dhe të lënë pas.
Ne, Anëtarët e Parlamentit Evropian që jemi të vendosur në angazhimin tonë për pranimin e rajonit dhe mbrojtjen e të drejtave LGBTI ndërkombëtarisht, i bëjmë thirrje Këshillit Europian dhe Shteteve Anëtare të BE-së që të njohin pasojat e përhapura të kësaj situate, të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të siguruar që fillimi i bisedimeve të pranimit të hapet sa më parë dhe të ritheksojnë perspektivën europiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nëse BE beson vërtet në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë njerëzit, përfshirë edhe ata që janë LGBTI, në të gjithë Europën dhe botën, ajo duhet të përfshijë hapjen e bisedimeve të pranimit si përparësi e saj kryesore për rajonin.
 
Sinqerisht,
Terry Reintke,  Anëtar i Parlamentit Europian, Bashkëkryetar i grupit LGBTI
Sophie in’t Veld,Anëtar i Parlamentit Europian, Zv-President i grupit LGBTI
Sirpa Pietikäinen, Anëtar i Parlamentit Europian,  Zv-President i grupit LGBTI
Tanja Fajon,  Anëtar i Parlamentit Europian, Zv-President i grupit LGBTI
Fabio Massimo Castaldo, Anëtar i Parlamentit Europian, Zv-President i grupit LGBTI
Maria Walsh,Anëtar i Parlamentit Europian
Seb Dance, Anëtar i Parlamentit Europian
Gwendoline Delbos-Corfield, Anëtar i Parlamentit Europian
Dimitrios Papadimoulis, Anëtar i Parlamentit Europian
Delara Burkhardt, Anëtar i Parlamentit Europian
Brando Benifei, Anëtar i Parlamentit Europian 
Francisco Guerreiro, Anëtar i Parlamentit Europian
Dietmar Köster, Anëtar i Parlamentit Europian
Rosa D’Amato, Anëtar i Parlamentit Europian
Sheila Ritchie, Anëtar i Parlamentit Europian
Petras Austrevicius, Anëtar i Parlamentit Europian
Petra de Sutter, Anëtar i Parlamentit Europian
Evelyn Regner, Anëtar i Parlamentit Europian
Radka Maxová, Anëtar i Parlamentit Europian
Alex Agius Saliba, Anëtar i Parlamentit Europian
Irena Joveva, Anëtar i Parlamentit Europian
Andreas Schieder, Anëtar i Parlamentit Europian
Milan Brglez, Anëtar i Parlamentit Europian 
Alexandra Louise Phillips,Anëtar i Parlamentit Europian
Kim van Sparrentak, Anëtar i Parlamentit Europian
Tineke Strik, Anëtar i Parlamentit Europian
Monika Vana, Anëtar i Parlamentit Europian
Hilde Vautmans, Anëtar i Parlamentit Europian
Barbara Gibson, Anëtar i Parlamentit Europian
Olivier Chastel, Anëtar i Parlamentit Europian
Jackie Jones, Anëtar i Parlamentit Europian
Rasmus Andresen, Anëtar i Parlamentit Europian
Erik Marquardt, Anëtar i Parlamentit Europian
Julie Ward MEP Karin Karlsbro, Anëtar i Parlamentit Europian
 


Detajet e Lajmit
December 19, 2019
443
Kategoria