Vijon fushatandërgjegjësuese “Të drejtat e fëmijëve dhe ALO 116”.
Elbasan, 06 Maj 2013 – ALO 116 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA Shqipëri) me mbështetjen e UNICEF dhe Bashkimit Europian, vijuan sot fushatën kombëtare ndërgjegjësuese në shkolla nën temën: “Të drejtat e Fëmijëve dhe ALO 116”.
Fushata ndërgjegjësuese kësaj rradhe kishte destinacion gjimnazin ‘Vasil Kakami’ dhe shkollat 9-vjeçare ‘Ali Agjah’ dhe ‘Sule Harri’ në qytetin e Elbasanit. Fushata e ndërgjegjësimit të ALO 116 zhvillohet në bashkëpunim të ngushtë me fushatën në shkolla të Programit COMBI: Komunikim për Ndryshimin e Sjelljes. Ajo zhvillohet në formën e një ore ndërgjegjësuese dhe bashkëbisedimi të lire midis fëmijëve dhe stafit të ALO 116 dhe CRCA, me qëllim njohjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Stafi i ALO 116 dhe CRCA u takua me fëmijët e këtyre shkollave për të diskutuar në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet e linjës së vetme të këshillimit për fëmijë e të rinj në Shqipëri – ALO 116, e cila këshillon, informon dhe referon 24 orë në ditë, 7 ditë të javës. Gjatë aktivitetit fëmijët u njohën edhe më shërbimin ALO 116, misionin, qëllimet dhe shërbimet që ajo ofron si dhe politikat gjithpërfshirëse mbi të cilat operon ALO 116 në mbrotjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve në të gjithë Shqipërinë. Materialet ndërgjegjësuese të ALO 116 u shpërndanë për të gjithë nxënësit në fillim të prezantimit. 


Detajet e Lajmit
May 6, 2013
242
Kategoria