CRCA/ECPAT Shqipëri po kërkon një ekspert në kuadër të nismës: "Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për shtresat në nevojnë në Bashkinë Devoll"

TERMA REFERENCE
 

 QENDRA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË SHQIPËRI

 Titulli i nismës 

 Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale për shtresat në nevojnë në Bashkinë Devoll

 Pozicioni:

 Ekspert për hartimin e protokolleve të punës për punonjësit e shërbimit social në nivel vendor

 Kohëzgjatja

 Nëntor 2020

 
BACKGROUND
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT) është një organizate joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitim prurese. Ajo gjatë funksionimit të saj promovon në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të njeriut, të grave dhe të minoriteteve, konform Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
CRCA Shqipëri po zbaton nismën “Përmirësimi I ofrimit të shërbimeve Sociale për shtresat në nevojë në bashkinë e Devollit”, e cilasynon të përmirësojë ofrimin e shërbimeve sociale ne nëpërmjet fuqizimit të sistemit të mbledhjes së të dhënave, fuqizimit të komuniteteve Rome dhe Egjiptiane, personave me aftësi të kufizuara, grate dhe fëmijët.
 
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT
Rrethi i Devollit ben pjese ne Prefekturen e Korces, ka nje popullsi prej 43.528 banore. Lëvizjet demografike nga qyteti I Devollit drejt qyteteve të tjera dhe i fshtrave përreth drejt qytetit kanë sjellë problem të reja sociale, ekonomike dhe të infrastrukturës, duke e bërë edhe më të vështirë përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të shërbimeve publike në qytet e veçanërisht për zonat rurale.
Fëmijët janë një ndër grupet kryesore në nevojë në Bashkinë Devoll, të cilët përballen me problematika të ndryshme,si abuzim, braktisje, dhunë në familje, largim apo braktisje të shkollës për shkak të punës në bujqësi, apo migrimit të familjeve rome dhe egjiptiane në sezone të caktuara të vitit për të siguruar jetesën me punët sezonale. Personat me aftësi të kufizuar janë një grup tjetër i rëndësishëm në nevojë. Janë mbi 1195 persona me aftësi të kufizuar, të cilët jetonë në këtë bashki, por shërbimet për ta, e në veçanti për fëmijët janë të kufizuara dhe pothuaj inegzistente. Bashkia Devoll trajton një me mbështetje ekonomike rreth 104 fëmijë me aftësi të kufizuar, por kjo shifër mendohet të jetë edhe më e lartë. Një grup tjetër në nevojë janë familjet Rome dhe Egjiptiane. Bashkia Devoll ka një numër të konsiderueshëm të familjeve Rome dhe egjiptiane të cilat jën të vendosura kryesisht në qytetin e Bilishtit dhe në disa fshatra perreth. Numri i familjeve Rome dhe egjiptiane eshte rreth 180 familje. Këto komunitete ndeshen me margjinalizim të vazhdueshëm dhe nevoja për përmirësimin e shërbimeve sociale që ofrohen për ta në Bashkinë Devoll është e lartë.
Pavarësisht se bashkia Devoll ka hartuar planin social të saj, niveli i ofrimit të shërbimeve për komunitetet e margjinalizuara të kësaj bashkie janë në nivel minimal.  Edhepse në nivel qendror ka një sistem të ngritur për mbledhjen e të dhënave për planifikimin e shërbimeve të kujdesit shoqëror, mungesa e stafit të trajnuar, protokolleve të menaxhimit të rasteve, si edhe mungesa e informacioneve ndërgjegjësuese rreth shërbimeve sociale që ofrohen në bashkinë Devoll ka ndikim në realizimin e plotësimit të nevojave të komunitetit
Projekti “Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve sociale ne bashkinë Devoll”, është pjesë e programit të përbashkët të Kombeve të Bashkuara “Përmirësimi i ofrimit të Shërbimeve Socilae në nivel Bashkie” (IMSPSD), e zbatuar nga Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me UNDP, UNICEF, UN Women WHO dhe me pjesëmmarrje të UNFPA, ILO.
 
PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT
Organizimi dhe funksionimi i strukturave përgjegjëse në bashki për ofrimin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror në përputhje me detyrimet ligjore përbëjnë gurin e themelit në funksion të plotësimit të nevojave të komuniteit. Ngritja dhe funksionimi i këtyre strukturave është pjesë e Planeve Sociale të formuluara e që po zbatohen nga bashkitë përkatëse. Si pjesë e kësaj nisme, CRCA-Shqipëri do të hartojë protokollin e punës së punonjësve socialë që punojnë në nivel lokal me fokus ofrimin e shërbimeve të përkujdesit shoqëror në nivel lokal, bazuar kjo në legjislacionin në fuqi.
 
QËLLIMET E SHËRBIMIT
Protokolli i punës synon t’u vijë në ndihmë specialistëve kyç në procesin e vlerësimit, referimit, ofrimit të shërbimeve shoqërore si edhe ndjekjes së ecurisë së përfituesve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror në nivel lokal    
Ky dokument do të hartohen për t’u adresuar këtyre target grupeve:

punonjësin social në Njësinë e vlerësimit dhe referimit të nevojave
punonjësin e mbrojtjes së femijëve
administratorin shoqëror

Për të ralizuar këtë qëllim, Eksperti duhet të mbështetet në  

Korniza kryesore legjislative dhe politike Ligji 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
Ligji Nr. 163/2014, “Për Urdhrin e punonjësve socialë në Republikën e Shqipërisë”
VKM nr 578, date 3.10.2018 “Për proçedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, finacimin e shpenzimeve për zbatimin e tij si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes”
VKM Nr. 518, date 04.09.2018, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzimet personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”
VKM Nr. 136, date 07.03.2018, “Për funksionimin dhe administrimin e Regjistrit Elektronik Kombëtar të Shërbimeve të Kujdesit Shoqëror”
VKM Nr. 149, datë 13.03.2018, “Për kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për evidentimin e familjes kujdestare për fëmijët pa kujdes prindëror dhe masës së financimit për shpenzimet e fëmijës së vendosur në familje kujdestare”
Ligji Nr. 8153, date 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”
Ligji Nr. 9669, date 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” i ndryshuar me Ligjin 47/2018. VKM Nr. 334, datë 17.02.2011,“Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”.
VKM Nr. 499, datë 29.08.2018, “Për miratimin e procedurave standard të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”
Ligji Nr. 22/2018, “Për strehimin social”
“Ligji për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve” si edhe VKM për zbatimin me efektivitet të Ligjit dhe përgjegjësitë e secilit aktor që rrjedhin nga ky ligj,
Njohja me mekanizmat në nivel qendror dhe lokal në funksion të bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtimin, menaxhimin dhe raportimin e rasteve;

 
FUSHA E EKSPERTIZËS SË KËRKUAR

Njohuri rreth kornizës kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut
Njohuri rreth aspekteve ligjore në fuqi për ofrimin e shërbimeve sociale të integruara në vend
Njohuri rreth menaxhimit, trajtimit, referimit të rasteve

 
KUALIFIKIMET

Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale, juridike ose të përafërta me to;
Të njoh mirë çështjet që lidhen me shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë
Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë në zhvillimin e dokumentave,  trainimeve dhe ofrimin e asistencës teknike, në fushën e shërbimeve të përkujdesit shoqëror
Njohuri shumë të mira të kornizës së legjislacionit për funksionimin ndërsektorial për menaxhimin, trajtim referim e rastit;
Njohuri shumë të mira rreth organizimit të njësive në nivel lokal për ofrimin e shërbimeve shoqërore
Zotëron aftësi të shkëlqyera për përdorimin e kompjuterit, hartimit të raporteve;
I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë çështjet e parashikuara në planin e punës me efiçencë;
Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me CRCA Shqipëri;
Ka ide inovatore;

 
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërgojnë:

CV e ekspertit,
Letër shprehje interesi,
Ofertën financiare

Dokumentat e mësipërme mund të dorëzohen:me email në adresën crca@crca.al – ose dorazi pranë zyrave të CRCA-Shqipëri – ose nëpërmjet postës në adresën Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, Rr. Vaso Pasha, Nd. 17, H.9, Ap. 19 Tiranë.

Në subjektin e email duhet të shkruhet: “ Ekspert për hartimin e protokollit  të punës për punonjësit e shërbimit social në nivel vendor

Afati i dorëzimit të aplikimit duhet të bëhet jo më vonë se data 30 Tetor 2020, ora 17:00. Zgjedhja e ekspertit do të bazohet në përmbushjen e kritereve të termave të referencës dhe oferta financiare.


Detajet e Lajmit
October 21, 2020
523