TERMA REFERENCE
 

QENDRA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE NË SHQIPËRI

Titulli i nismës

“Promovimi i barazisë gjinore dhe dhënia fund e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja në Shqipëri”

Pozicioni:

Ekspert për hartimin e programit te fuqizimit te familjes

Kohëzgjatja

3 muaj

 
BACKGROUND
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT) është një organizate joqeveritare, jopolitike, jofetare dhe jofitim prurese. Ajo gjatë funksionimit të saj promovon në mënyrë të veçantë respektimin e të drejtave të fëmijëve, të të rinjve, të njeriut, të grave dhe të minoriteteve, konform Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve dhe standardeve tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
CRCA Shqipëri po zbaton nismën “Promovimi i barazisë gjinore dhe dhënia fund e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja në Shqipëri”, me mbështetje të UNDP Shqipëri në bashkëpunim më Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si pjesë e Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë.
 
PËRSHKRIMI I PROJEKTIT
Vitet e fundit Shqipëria ka bërë përparim të rëndësishëm në përmirësimin e legjislacionit në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe krijimin e kornizave institucionale dhe të politikave për reduktimin e dhunës me bazë gjinore, luftimin e dhunës seksuale, krijimin e mekanizmave per raportimin e dhunes, etj. Megjithatë, shifrat dhe studimet e raportet që shpesh bëhen publike në Shqipëri përcjellin ende një realitet shqetësues dhe që kërkon vëmendje të plotë si nga ana institucionale ashtu edhe nga organizatat që punojnë çdo ditë në mbrojtje të grave dhe vajzave.
Të dhënat më të fundit sjellin faktin se më shumë se gjysma e vajzave dhe grave shqiptare jame viktima të dhunës në Shqipëri. Raporti ECPAT International 2020 për Shqipërinë evidentoi se 88.8% e vajzave dhe grave në Shqipëri janë viktima të dhunës dhe 90% e të gjitha krimeve seksuale kundër fëmijëve kryhen ndaj vajzave.
Projekti “Promovimi i barazisë gjinore dhe dhënia fund e dhunës ndaj vajzave dhe grave të reja në Shqipëri” ka një shtrirje gjeografike në mbarë vendin ka për synim mbrojtjen e interesit më të lartë për çdo vajzë dhe grua të re në vendin tone dhe bazon ndërhyrjen e tij në bindjen se dhuna ndaj vajzave dhe grave është një shkelje e thellë e të drejtave dhe lirivetë njeriut
Nëpërmjet zbatimi të projektit çdo vajzë viktimë e dhunës me bazë gjinore, vajza viktima të dhunës seksuale do t’u oftohen shërbime shoqërore multidisiplinare të integruara bazuar në nevojat e tyre, do të hartohet dhe pilotohet programi i forcimit të familjes si gur themeli i mbështetjes për vajzat viktima të çdo fome dhune dhe ri-integrimit në shoqëri.
Ndërgjegjësimi i mbarë komunitetit për të qënë një zë i bashkuar në mbrojtjen e çdo vajze dhe gruaje të re nga dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale dhe dhuna në familje.
 
PËRSHKRIMI I SHËRBIMIT
Që nga viti 2019, CRCA/ECPAT Shqipëri ka krijuar për herë të parë modelin BARNAHUS, një shërbim unik që shmang riviktimizimin e fëmijëve viktima të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore dhe u ofron atyre një përgjigje të koordinuar dhe efektive.  Gjatë kësaj periudhe rreth 60 fëmijë, 90% e tyre vajza viktima të dhunës me bazë gjinore dhe seksuale, janë mbështetur me shërbime nga BARHANUS Shqipëri.
Në menaxhimin e pjesës më të madhe të rasteve të fëmijëve të abuzuar/ngacmuar seksualisht është mjaft e rëndësishme që, për të mundësuar mbrojtjen e interesit më të lartë të fëmijëve, të punohesh paralelisht si me si fëmijët, viktima ashtu dhe prindërit/kujdestarët ligjorë.
Si pjesë e kësaj nisme, CRCA-Shqipëri do të hartojë për here të parë Programin e Fuqizimit të Familjes, si element të rëndësishëm në kalimin e traumës, dhe forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes Brenda rrethit të ngushtë familjar për të  ndërtuar në një të ardhme më të lumtur në mënyrë të qendrueshme.
 
QËLLIMET E SHËRBIMIT
Programi për Fuqizimin e Familjes. Programi do të përbëhet nga 2 elementë:

do të fuqizojë vajzat dhe të rejat për të kapërcyer traumën, do të hartojë një program ndërhyrjeje personale, që do t’i pajisë vajzat dhe të rejat me aftësi si dhe do të rrisë njohuritë e tyre mbi mekanizmin e referimit lokal,NJMF, ku mund të raportojnë ose kërkojnë ndihmë, përfitimet e skemave të strehimit social dhe ndihmat e disponueshme nga qeveria vendore, përmirësimi i rezultateve në arsim, AFP, aksesi në punësim, etj.
Do të fuqizojë anëtarët e familjes për të kapërcyer traumën, për të përmirësuar aftësitë prindërore, për të rritur informacionin mbi shërbimet e qeverisjes vendore, mënyrat për t’u angazhuar dhe për të kërkuar ndihmë, etj.

Ky program, synon t’u vijë në ndihmë specialistëve kyç në procesin e vlerësimit, referimit, ofrimit të shërbimeve shoqërore si edhe ndjekjes së ecurisë së përfituesve të shërbimeve.
Ky dokument do të hartohen për t’u adresuar këtyre target grupeve:

mekanizmat e referimit të dhunës dhe barazisë gjinore
punonjësin social në Njësinë e vlerësimit dhe referimit të nevojave
punonjësin e mbrojtjes së femijëve
organizata që ofrojnë mbështetje dhe shërbime për fëmijët vajza viktima të dhunës seksuale, dhunës me bazë gjinore/dhunës në familje

 
Për të realizuar këtë qëllim, Eksperti duhet të mbështetet në  

Korniza kryesore legjislative dhe politike Ligji 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë”;
Ligji nr.125/2020, datë 15.10.2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
VKM Nr. 327 “PËR MEKANIZMIN E BASHKËRENDIMIT TË PUNËS NDËRMJET AUTORITETEVE PËRGJEGJËSE PËR REFERIMIN E RASTEVE TË DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE, SI DHE PROCEDIMIN E TIJ PËR MBËSHTETJEN E REHABILITIMIN E VIKTIMAVE TË DHUNËS”
Ligji Nr. 163/2014, “Për Urdhrin e Punonjësve Socialë në Republikën e Shqipërisë”
VKM nr 578, date 3.10.2018 “Për proçedurat e referimit e të menaxhimit të rastit, hartimin dhe përmbajtjen e planit individual të mbrojtjes, finacimin e shpenzimeve për zbatimin e tij si dhe zbatimin e masave të mbrojtjes”
VKM Nr. 518, date 04.09.2018, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror komunitar e rezidencial, kriteret, procedurat për përfitimin e tyre dhe masën e shumës për shpenzimet personale për përfituesit e shërbimit të organizuar”
Ligji Nr. 9669, date 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare” i ndryshuar me Ligjin 47/2018. VKM Nr. 334, datë 17.02.2011,“Për mekanizmin e bashkërendimit të punës për referimin e rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe mënyrën e procedimit të tij”.
VKM Nr. 499, datë 29.08.2018, “Për miratimin e procedurave standard të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”
Ligji Nr. 22/2018, “Për strehimin social”
“Ligji për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve” si edhe VKM për zbatimin me efektivitet të Ligjit dhe përgjegjësitë e secilit aktor që rrjedhin nga ky ligj,
Njohja me mekanizmat në nivel qendror dhe lokal në funksion të bashkëpunimit ndërinstitucional për trajtimin, menaxhimin dhe raportimin e rasteve;

 
FUSHA E EKSPERTIZËS SË KËRKUAR

Eksperiencë 10 vjeçare në menaxhimin, trajtimin e rasteve të fëmijëve, vajzave viktima të dhunms seksuale/dhunës me bazë gjinore/dhunës në familj dhe ofrimitt ë shërbimeve.
Njohuri shumë të mira të kornizës ndërkombëtare dhe kombëtare të të drejtave të njeriut
Njohuri rreth aspekteve ligjore në fuqi për ofrimin e shërbimeve sociale të integruara në vend dhe praktikave më të mira në nivel ndërkombëtare

 
KUALIFIKIMET

Diplomë universitare në fushën e shkencave sociale,  juridike ose të përafërta me to;
Nivel të lartë të njohjes së çështjeve që lidhen me shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë.
Të ketë të paktën 10 vite eksperiencë në zhvillimin e modeleve,  trainimeve dhe asistencës teknike, në fushën e ofrimit të shërbimeve ndaj fëmijëve, vajzave viktima të dhunms seksuale, dhunës në famile/dhunës me bazë gjinore.
Njohuri shumë të mira të kornizës së legjislacionit për funksionimin ndërsektorial për menaxhimin, trajtim referim e rastit;
Zotëron aftësi të shkëlqyera për përdorimin e kompjuterit, hartimit të raporteve;
I/e aftë të punojë në mënyrë të pavarur dhe të organizojë çështjet e parashikuara në planin e punës me efiçencë;
Mundësisht të ketë eksperienca të mëparshme bashkëpunuese me CRCA Shqipëri;
Ka ide inovatore;

 
PROÇEDURA E APLIKIMIT
Aplikantët e interesuar për këtë pozicion duhet të dërgojnë:

CV personale ku vendosen në dukje eksperienca dhe ekspertiza e lidhur me fushën
Një letër interesi
Ofertën financiare për punën që do të kryhet.

Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen me email në adresën crca@crca.al
 
Në subjektin e email duhet të shkruhet: “ Ekspert për hartimin e Programit të Fuqizimit të Familjes. Afati i dorëzimit të aplikimit duhet të bëhet jo më vonë se data 1 Nëntor 2021, ora 17:00
                              
 


Detajet e Lajmit
December 13, 2021
445
Kategoria