ECPAT International i beson drejtimin e tij ekzekutiv z. Guillaume Landry, në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv. Pas një përzgjedhjeje nga bordi drejtues i ECPAT International, Z. Landry, përfaqësoi një aftësi të veçantë për të drejtuar e menaxhuar në mënyrë profesionale dhe të përputhshme të gjithë punën e kësaj organizate.
Ai ka një përkushtim prej 20 vitesh eksperiencë, në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, mbrojtjes së të drejtave të tyre, në mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual, etj. Z. Landry, e ka shtrirë eskperiencën e tij, në Afrikë, Amerikë dhe Azi, ndërsa karakterizohet nga një lidhje e fortë me fëmijët, pasi ai prej shumë kohësh ka qënë lider i shumë programeve dhe ekipeve në ndihmë të fëmijëve viktima të shfrytëzimit, sidomos në konteksin e emergjencave. Pozicioni i tij më i fundit në Zyrën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve në Montreal (Kanada), është fokusuar në përfshirjen dhe implementimin e programeve e strategjive institucionale në ndihmë të organizatave dhe burimeve të tyre në mbrojtje të fëmijëve.
Përgjatë karrierës së tij profesionale, Z. Landry ka një formim të gjerë akademik në fushën e arsimit dhe shumë publikime e analiza mbi situatat e fëmijëve përreth gjithë botës.
ECPAT International, mirëpret drejtimin e ri të Z. Landry, prej 29 Nëntorit të 2021, dhe beson fort se aftësitë e tij të koordinimit të shumë programeve duke përfshirë disa ekipe dhe në skenare maft komplekse, njohuritë e thella të tij në dinamikat profesionale mbi të drejtat e fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre, jo vetëm do të realizojnë detyrën e ECPAT si një organizatë ndërkombëtare, por edhe do të inkurajojnë këdo në përmbushjen e të vetmit objektiv, atë të dhënies fund të shfrytëzimit seksual të fëmijëve kudo ku ata ndodhen.
CRCA/ECPAT Shqipëri, duke i uruar punë të mbarë dhe realizim të sfidave në këtë luftë të gjerë kundër dhunimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, z. Landry, shpreh edhe kënaqësinë e saj për të gjitha bashkëpunimit profesionale që kjo organizatë ka prej shumë kohësh dhe do të vijojë të ketë me ECPAT International dhe drejtuesin e saj të sapoardhur në detyrë.